Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AHMET ZOGU

Shko poshtë

AHMET ZOGU Empty AHMET ZOGU

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 18:03

AHMET ZOGU Foto_Ahmet_Zogu_S

Ahmet Bej Zogu
, mbreti Zog (8 Tetor 1895 - 9 Prill 1961), ishte një politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm, 30. 1. 1920 – 14. 11. 1920, kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga 1928 deri më 1939.

Jeta
Ahmet Bej Zogu (Zogolli) lindi në Burgajet, Shqipëri. Prindërit e tij ishin Xhemal Pasha Zogu dhe Sadije Toptani.Shqipëria
u bë Mbretëri së bashku me Zogun I mbret. Mbreti Zog
kishte marredhenie shume te mira me Jugosllavine deri sa rimori
pushtetin ne dhjetor 1924. Pastaj ai largohet nga Jugosllavia dhe i
drejtohet Italise, qe ne kete kohe ishte me nje qeveri me mbizoterim
fashist. Ndermjetesi i ketyre marredhenieve ishte Konti Ciano, qe ishte
gjithahtu dhendri i Bennito Musolinit. Ai filloi te vinte shpesh ne
Shqiperi dhe filloi ta dashuronte ate. Keshtu fillon qe t'i kerkoje
Musolinit pushtimin e ketij vendi(pas vitit 1925). Qe ne kete moment
fillon te plotesohet marrja e ketij vendi juridikisht. Ne 1925
nenshkruhen 2 pakte per krijimin e nje banke me kapital kryesisht me
kapital italian. Po kete vit ai i jep Shen Naumin Jugosllavise ne
shenje falenderimi per ndihmen per ta risjelle ne pushtet. Ne 27 nentor
1926 nenshkruhet pakti i pare i Tiranes dhe nje vit me vone, ne 22
nentor 1927 nenshkruhet edhe pakti i dyte. Fale ketyre pakteve Italia
rriste shume ndikimin e saj ne Shqiperi. Mund te hynte me forca te
armatosura per zgjidhjen e konflikteve brenda vendit. Me 1 shtator
1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Ne dhjetor te
po ketij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkise, e cila e
shpallte Shqiperine:"Monarki parlamentare, demokratike dhe te
trashegueshme."

Ekonomia Shqiptare 1929-1935

Kriza botërore ekonomike e viteve 1929-1933 ndikoi shpejt edhe
në Shqipëri. Ashtu si në vendet e tjera edhe ne
Shqipëri u pakësua prodhimi industrial, u rrit
papunësia, u ulen çmimet dhe tregtia e jashtme pati
një rënie te madhe. Fabrikat e pakësuan prodhimin ose u
mbyllën përkohësisht. Kriza u shoqërua edhe me
zinë e bukës, e cila mori përpjesëtime të
mëdha në vitin 1935. Ajo u përhap në shumë
krahina, sidomos në viset malore. Në shumë krahina
fshataret refuzonin te paguanin taksat. Në viset fushore të
Shkodrës, të Myzeqesë e ne krahina te tjera pati dhe
konflikte ndërmjet pronareve dhe komunave me fshatarët.
Në mesazhin qe ia drejtoi deputeteve në dhjetor te vitit 1928
me rastin e hapjes së parlamentit, mbreti Zogu I shtroi
nevojën e një reforme agrare në Shqipëri. Problemi
i reformës agrare ishte shtruar edhe në shtypin e kohës
në opinionin publik. Për te lehtësuar sadopak gjendjen
ekonomike te fshatarësisë dhe për ta qetësuar
atë, mbreti Zogu I e qeveria e tij, me 30 maj 1930 shpallen ligjin
e Reformës Agrare. Sipas këtij ligji, pronarëve te
tokave u liheshin 40 ha tokë për nevojat familjare. Nga pjesa
tjetër e tokës vetë 1/3 i nënshtrohej Reformës
Agrare, kurse 2/3 i mbeteshin pronarit të tokës për ta
shfrytëzuar. Familjet fshatare, pa tokë ose me pak tokë,
pavarësisht nga numri i pjesëtarëve, do të
përfitonin deri ne 5 ha tokë kundrejt pagesës. Edhe
në infrastrukturë u bënë përparime të
dukshme. U lidhën me rruge automobilistike prefekturat,
nënprefekturat dhe komunat. Në vitet 1921-1928 llogariteshin
255 km rruge automobilistike, kurse ne vitet 1928-1937 kishte 465 km
rrugë automobilistike që lidhnin qytetet kryesore. U
organizuan lidhjet postë-telegrafike dhe u ngritën zyra te
PTT-ve ne 53 qendra te mëdha e të vogla. U
përmirësua shërbimi postar tokësor, ajror e detar,
i brendshëm dhe i jashtëm. U ndërtua edhe limani i
Durrësit, i cili u be porti kryesor për lidhjet detare me
vendet e tjera.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi