Antarktidë, zbulohet lumi i gjatë i akullt
Antarktidë, zbulohet lumi i gjatë i akullt
Një lumë më ujë të
ftohtë, që arrin deri në 0.2 gradë, ndodhet në zonën e Antarktidës, nën
ujërat e akullt. Derdhja e tij është në veri me një shpejtësi prej 20
centimetrash në sekondë. Zbulimi i fundit është bërë nga një grup
shkencëtarësh japonezë dhe australianë.
Sipas studimit, të publikuar në
'Nature Geoscience' prurjet e këtij lumi janë 12 milionë metër kub në
sekondë. Një masë e tillë uji mund të sjellë një impakt të madh për
klimën.
Ujërat antarktike lëvizin në kahun orar dhe përshkojnë
disa dete...sipas Steve Rintointoul, nga 'Antarctic Climate and
Ecosystems Cooperative Research Center në Hobart', bëhet fjalë për masën
ujore më të ftohtë dhe më të thellë të zbuluar ndonjëherë.
Lumi i
akullt është pjesë e sistemit të flukseve të ujit që shkon nëpër
Oqeane....uji i ftohtë duke u spostuar ngrohet dhe tenton që të ngjitet
drejt sipërfaqes. Ndërsa ngjitet sipër tërheq me vete një sasi
substancash ushqyese duke favorizuar produktivitetin biologjik.
Kërkuesit kanë përdorur aparatura shumë të sofistikuara dhe kanë
monitoruar ujërat për dy vjet më radhë në një thellësi prej një
kilometri e gjysme, duke parë në vecanti nivelin e kripës dhe
temperaturës, që janë indikatorë të densitetit.[/center]
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Zbulohet hardhuca dy metra e gjatë
» “Ishulli i akullt” ndahet në 2 pjesë
» Zbulohet mumja me kancer
» Zbulohet një galaksi e re
» Zbulohet Mercedes SLK
» “Ishulli i akullt” ndahet në 2 pjesë
» Zbulohet mumja me kancer
» Zbulohet një galaksi e re
» Zbulohet Mercedes SLK
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi