Robotët kuqezi
Robotët kuqezi
Dikur produkte të
fantashkencës, robotët janë sot shumë më të pranishëm sa mund ta kishim
imagjinuar.
Ata i gjen sot të përhapur në degë të
ndryshme të industrisë moderne apo në detyra të rrezikshme për njeriun.
Bota njeh që nga viti 1448 projektet për robotë të Leonardo Da Vinçit
por roboti i parë është realizuar në vitin 1961.
Dy studiuese të
Univestitetit Politeknik në Tiranë, kanë vendosur që të realizojnë në
vitin 2010 një krijesë me inteligjencë artificiale tërësisht shqiptare.
Eva Cipi dhe Alketa Hysaj janë duke mbrojtur doktoraturën në fushën e
robotikës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Informatike. Pas 3 vjetëve
punë ato kanë arritur të krijojnë në software modelet e para të
agjentëve inteligjentë 100 % shqiptarë. Ato ia kanë dalë, ia kanë
arritur të modelojnë lëvizjen e agjentëve inteligjentë. Eva Cipi shpalos
modelin e avancuar në software-n e saj të një roboti i cili është
zhvillimi i dy modeleve që ka krijuar kolegia e saj. Fakulteti i
inxhinierisë informatike sapo ka celur një shteg.
“Kemi një
sukses modest. Mendoj se në të ardhmen do mundohemi që një pjesë të
studentëve t’i ingranojmë në këtë fushë për të stabilizuar një grup që
do punojë në fushën e robotikës”, shprehet profesori Betim Cico.
Këmbëngulja e kërkueseve shqiptare të kibernetikës synon t’ia mbërrijë
qëllimit duke realizuar shumë shpejt navigimin në një mjedis konkret.
Dhe
kjo do të shënojë një pikë të fortë nisjeje në fushën e inteligjencës
artificiale që shkelet për herë të parë nga shqiptarët. “Ne i kemi
ofruar sot Shqipërisë një element të rëndësishëm që nëse nesër do marrim
robot, mund të arrijmë në aplikacione të vecanta për këta robotë,
sidmos në ndihmën që mund t’i jepet moshës së tretë”, përfundon
profesori.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi