SERIA A/ Roma hap fals drejt titullit, mundet 1-2
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
SERIA A/ Roma hap fals drejt titullit, mundet 1-2
Roma ka bërë një hap fals në luftën për titullin e Serie A, pasi është mposhtur në Olimpico nga Sampdoria, me rezultat 1-2, për të mbetur në vendin e dytë, me dy pikë më pak se lideri Inter që do t’i prijë sërish Kampionatin italian. Kapiteni legjendar Francesco Totti kaloi vendasit në epërsi (14’), kur pas një pasimi të Mirko Vucinic, shënoi me këmbën e majtë, dhe me epërsi minimale të Giallorossëve përfundoi pjesa e parë.
Megjithatë në pjesën e dytë gjenovasit barazuan. Ishte Giampaolo Pazzini, i cili pranoi një krosim të bukur të Antonio Cassanos, për të baraspeshuar ndeshjen (52’).
I njëjti lojtar u përkujdes për t’ia përkeqësuar punët Romës, duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores për Sampdorian, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Kjo humbje e sheh Romën në pozitën e dytë kur kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u zhvilluar. Ndërkohë, Sampdoria mban vendin e katërt me dy pikë më shumë se Palermo, për të shpresuar që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» EUROPA DREJT ISLAMIT APO ISLAMI DREJT EUROPES, komentet tuaja????????????????
» Seria A 2010-2011
» Roma kërkon William Gallasin
» Laporta: El Clasico nuk do ta vendosë fituesin e titullit
» Roma dështoi me ofertën e vonshme për Behramin
» Seria A 2010-2011
» Roma kërkon William Gallasin
» Laporta: El Clasico nuk do ta vendosë fituesin e titullit
» Roma dështoi me ofertën e vonshme për Behramin
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi