Europë, studim 30 vjecar për efektet e celularëve
Europë, studim 30 vjecar për efektet e celularëve
Nis projekti
afatgjatë europian që do studiojë deri në detaje efektet e celularit në
shëndetin e njerëzve.
“Misioni Cosmos” quhet projekti i
iniciuar nga koordinatori i kolegjit të Londrës, Paul Elliott. Ky studim
që do analizojë deri në detaje efektet e celularit, do përfundojë pas
20-30 vjetësh dhe në të do marrin pjesë 250 mijë njerëz nga Suedia,
Britania e Madhe, Finlanda, Holanda e Danimarka.
Rezultatet e
para do publikohen vetëm pas 5 vjetësh, por në fund të studimit,
shkencëtarët do jenë në gjendje të thonë me bindje të plotë nëse
celulari e dëmton apo jo shëndetin e njeriut. Për herë të parë do
vëzhgohen me kujdes persona duke folur me telefon në kohë reale dhe në
fund do analizohen pasojat. Ky studim nuk do përqëndrohet vetem në
tumorin e trurit por edhe në sëmundje të tjera.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi