YouTube heq videot “parodi” të Hitlerit
YouTube heq videot “parodi” të Hitlerit
YouTube ka bllokuar
të gjitha videot “parodi” te filmit të vitit 2004 "Der Untergang" ku
flitet për kapitullimin e Rajhut të Tretë dhe Gjermanisë naziste.
Pjesa më e lakuar e filmit është ajo
ku Hitleri reagon ashpër ndaj gjeneralëve të tij për disfatat e ushtrisë
në terren. Kjo pjesë është titruar ose përkthyer nga shumë persona, të
cilët e kanë përshtatur me një ngjarje politike, sociale, apo artistike
të vendit ku jetojnë.
Sistemi i filtrimit të YouTube i gjuan dhe
i pastron këto video, duke mos lënë asnjë prej tyre në faqen më të
madhe të videove online edhe pse ato janë të ligjshme. Regjisori i
filmit Oliver Hirschbiegel tha në një intervistë për “New York Magazine”
se këto parodi janë të lezetshme, madje edhe vetë atij i dërgojnë
shpesh herë linkun me versione të ndryshme.
“Mendoj se kam pare
rreth 145 prej tyre. Në shumicën e rasteve janë shumë gazmore dhe unë
kam qeshur gjatë. Kam qeshur me skenat që i kam xhiruar vetë”, u shpreh
regjisori gjerman në janar të këtij viti.
Similar topics
» Britani, në ankand 12 vizatime të Hitlerit
» Austri, “The Sun” gjen stërnipin e Hitlerit
» PSY - Gangnam Style ne 18 Maj ne Tirane.
» Google blen kompaninë “Episodic” per Youtube
» J-Lo në krye të top listës së YouTube
» Austri, “The Sun” gjen stërnipin e Hitlerit
» PSY - Gangnam Style ne 18 Maj ne Tirane.
» Google blen kompaninë “Episodic” per Youtube
» J-Lo në krye të top listës së YouTube
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi