Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

3 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 11:34

Sa kohë , sa çaste kujtimesh,
në vite i lidhëm i bëmë Kala

por shkoj ajo botë ëndërrimesh
dhe malli - sikur nuk u pa !

Na dogji, na përthau si lulet
kur bryma në vjeshtë u bie
akoma ajo ndjenjë s'përkulet
e malli - na djeg si hije !


Edituar për herë të fundit nga Arti në Mon 27 Apr 2009 - 12:41, edituar 1 herë gjithsej
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:26

Jo!


Jo ! Edhe kete here nuk mundem pa ty
me kot vdekja me shpallë në kërkim

do te ndalem të të lexoj në sy
që të sjell në vargje frymëzim!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:27

Ne zemër e ndarë

(Tokës dhe shqiptarëve !)

Ne zemër e ndarë
nga shigjetë rrufeshë
mollë e prerë me kamë
nga dorë e një djalli,
ndërsa në shekuj shkëmb
i mbrojtur pa helmetë
dashuri e pastër
prej gjaku e malli...!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:28

Jam per fjalen !


Unë s'jam për vargun që shpalon njicën
të zë një njalë për një drekë,
unë jam për fjalën që e shkrin ngricën
dhe del blerimi për shtigje në jetë !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:29

Pa titull

( Ajo e di vetë përse !!!)



Kur ndjej zërin e kitarës
se dridhen telat si shpirti im
më rrjedh nga zemra e ujvarës
gjithë nektari - në vegim!

Atëherë ajo bëhet si Helena !
E papushtuar si Troja rri !
Vargjet që i vijnë nga bedena
pamjes shenjt i falin hieshi!

Po kush mund ta përmbyllë
me vargje s'rrëfehet hijeshia!
Në ndjesi ke permasën Diell
ndaj për mua - je Gjithësia...!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:31

Ajo eshte...

Jeta vazhdon përsëri
sa herë bijmë e ngritemi ne

ajo është edhe urrjetje edhe dashuri
që na shpie përpara në Atdhe !

Jeta vazhdon persëri
ca ngelin, pastaj përbuzin, shajnë
ziliqarët , janë shpirt zi
nuk e dijë se te miren e ndajnë !

Jeta vazhdon perseri
e ben ai që ka durim dhe qëndrim
më pak fjalë për jetën dashuri
ma shumë punë, besë dhe veprim !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:32

Jam torzo ne vinjete!







Më ndrydhet horizonti, errësirën kam pranë
as vetë nuk e di - jam torzo në vinjetë!
Ndoshta egërsirat vijnë të më hajnë
si shtrigë - të më gjuajnë rrufetë.
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:33

Me pershkon thirrorja ...te dua!


Kam hapur portat e shpirtit si Troja,
Nënshtrohem ! Valëvis flamurin lart !
Më përshkon thirrorja : Të dua ! Të dua !
Dhe mbes i plagosur - në hark !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:34

Ty - Zhulijeta...


Cilen kaptine të rrefimeve të hap nuk di
ku do të dalë gjithë kjo dramë ?
Ty - Zhulieta të kanë shume lakmi
Sa Romeo duan te të kenë pranë - pranë !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:34

Nje dite do te nisem...


Nuk jam Sizif, por jetoj me brenga
kjo dashuri e zjarrtë qan per një emër
Një ditë do nisem e do t'i hyj brënda,
do t'ia hap portën e shpirtit - t'i jetoj në zemër !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:35

Diellana...


Unë nuk e kam vargun si piruni
As meditimin tim për të shtruar një pjatë !
Në pallatin e vargut jetoj dhe në shtrat druri
se shoqëri më bën Diellana nëpër natë.
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:36

Pas çdo llave vullkani...


Është kënaqësi si amshimi kjo jetë që shijoj
pas çdo llave vullkani - kur ajo me buzëqeshje lind!
Dhe hap shtigjet për çastin e vargut të krijoj
për atë Zotkrijesë - nisem lartësisë në Olimp !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:37

Rishiko...


Rrënoja të zymta fjalësh, trishtuese ngujuar,

Mos mendo se qëndrojnë aq domosdoshmërisht.

Rishiko - blerimi i ka përqafuar!

Kurora e dashurisë i lidh pafundësisht.
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:38

Intimë


Është intimë e zemrës ku e ruaj
se s'behet dot e largët, as bëhet e huaj

Ka ngec dhe bën jetëgjatësinë
në rima e vargje gjithmon e puth mirësinë
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 12:38

NJË LARGËSI NA MBYT NË MES !

Deri tash kështu s'ka ngjarë
Kështu njeri s'kam takuar
Me rrëmbeve jam i vrarë
I përhumbur, i ënderruar !

Shtati, zëri, sytë e tu
çfarë shikimi që më vdes !
Ku mund të them se nuk të dua
Një largësi na mbyt në mes !

Edhe malet të përmbyten
Edhe deti le të behet hi
Unë për ty nga varri ngritem
të shoh syrin tënd të zi!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:47

PAMJA JOTE


Pamja jote është në jetën time
Si portal ne zemer , nga mendja se ndaj,
Më mbërthejnë vullkane , më mbysin mendime
Se jam bërë të vuaj e s'ndahem prej saj...
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:48

ZEMRA I THOTE ZEMRES



Kush i kupton gjithë këto mirësi
zemra i flet zemrës i thotë : Të dua!

Edhe kjo ka çaste, të mban me lumturi
si vashat kur pijnë dhe lahen në krua !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:49

Ndjej

Më ke bërë të ndjehem i gëzuar
njëkohësisht të ndjejë një shqetësim
nëse me verë ti pak e ke tepruar
unë dehem me shkrimet në postim!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:50

Kur...


Kur shkruan se je e boshatisur
kur thua se je aq e vetmuar
në zemrën time të krisur
ke vend shekujve per te jetuar
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:51

EKSTAZË


Kurrë se provova në jetë të dehem
për ta shkruar një varg - frymëzimi s'më mungoj !
Unë nuk jam si ata që kurrë nuk prehen
dhe çmenden përse vendin e parë s'fitoj!

Unë nuk derdh gastaren për varg dashurie
as nuk dridhem e të grindem për meze !
Unë e ndjejë çdo të thotë ndjenjë lirie
ku e dashura buzëqeshjet shfaq si rreze!

Unë nuk e kam vargun si piruni
As meditimin tim për të shtruar një pjatë !
Në pallatin e vargut jetoj dhe në shtrat druri
se shoqëri më bën muza nëpër natë.

Nuk dua të dukem Hektor që në betejë thërret ,
Për Helenën e Trojës bëhem tym dhe Hi !
Nuk janë shaka këto vargje - lexuesi i pret,
se : Janë monolog ekstaza ime! Beteja - poezi!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:52

NUK E NDALA TROKUN


Ku e si bëra tek ti trokita
Në brendinë tënde hapa rrugë !
Nuk kishte asfalt , nuk kishte drita
endesha i vetem netve si zogu në jugë !

Vëngër më shikonte gjithmonë censura
me këto domethënie kërkon të bëjë bujë ?
Nuk lejoj të dalë nga burgu trumbetoj agjentura
të kurthuar më mbante pa asnjë pikë ujë !

Nuk e ndala trokun unë të arrij aty
Nuk më priste asnjë t'më thotë tungjatjeta!
Gjithkund me kërcënimet acar si veri
Më kurthonin shtigjet t'më shkurtohej jeta!

As errësira s'më ndali, nuk më shterri
U bëra vullkan që derdha llavën nga gurra
Vetëm një zemër që ma dha shpirtin , më erri
që jeta t'më shkojë flakë si furra!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:53

GJITHKUND NË SHESTIM


Sa vargje, pëshëndetje , buzëqeshje të bëra
mes tyre ka dhe mall, dashuri dhe lot!
Unë ndjeva ngushtica zjarri dhe blerime të tëra
Por, vetullën dhe çerpikun s'ti harrova dot!


Si shigjeta ishin apo si batare
me shkundullim buzëqeshje e arritën qiellin!
Butësia më ngrinte sado që ishe manare

akullnaja ndarje - ma ngrinte diellin!


Cili shteg e kishte atë pikëtakim

Ku është vendqëndrimi në tokën e Atdheut ?!
për gjithçka më ka mbetur urata në mërgim
një në Adriatik tjetri në brigje të Egjeut !


Gjithkund në udhëkryqe, gjithkund në shestim
Në cilën meridian je bërë bukuri pranvere
As Perendia në Tomorr se shëron shpirtin tim
pa e prekur shpirtin, në prakun e asaj dere!


Vetëm atëherë do të prehem i qetë
vetëm atëherë do të jam tribun,
pamja jote prej Nimfe si shqipe me fletë
do të mëkojë plagët që i kisha unë !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:55

TË PADUKSHMIT SI NATA !


Eshtë kënaqësi kur flet me një veçanti
të mbarshtrosh temat e krijimit,
të meditosh përse qielli qëndron mbi yllësi
Pse ne jemi bijtë e kabilit - dorëkrimit ?!

Është kënaqësi , të dëgjosh shijen njerëzore
kur terri bie , acari mbulon këtë hapësirë !
Dhe njeriu - njeriun e godit për çeshtje ditore
se realizon oreksin, pa hy në thellësirë !

Është kënaqësi të bëhesh rob i shpirtit me vetëdije
kush mundet ta ndalë atë jetë që pipëtin,
edhe kur pëlcasin nga djallëzia e rrijnë nënhije
të padukshmit si nata - godasin shpirtin tim!

Është kënaqësi si amshimi kjo jetë që shijoj
pas çdo llavë vullkani - kur ajo me buzëqeshje lind!
Dhe hap shtigjet për çastin e vargut të krijoj
për atë Zotkrijese - nisem lartësisë në Olimp !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:56

I KAM TË GJAKUT E DUA T'I RUAJ!


Çka mund të bëjë ajo mirësi,
për këtë jetë ku ka djallëzi ?


Perpiqet të arrijë , por, ndoshta jo !
Se jeta ka rënie, dhe ngritje po!

Ajo bënë hapa , është shpirt i brishtë
lufton të keqen që zgjat një bisht !

Por, nuk e ndjejnë katilët- nuk kanë mëshirë,
Ia kanë vënë shënjestrën - si djaj me brirë !

Ajo rri në ankth, misteri e mberthen,
e ndjen se del fitues ai që genjen!

Dhe shpërthen si llava me flakë e zjarr ,
të luftojë të xhindosur - të mposhtë të marrë !

Përse e bën o shpirt? I them në varg !
- T'u fal shikim - të shohin më larg !

- Po ti verbësinë e tyre e bën pa fjetur!
Pa ngrënë , e lodhur , sa je e etur ?!

- Kështu e ka jeta , më thotë , ndaj vuaj ,
i kam të gjakut e dua t'i ruaj!.
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:57

EPILOG ...!


Shpaloset horizonti, ngritet perdja e skenës
Pamje shqetesuese është loja në binë
Hamleti i marrë ka hapur front
imagjinata ekstreme ia rrit hijeshine.

Ekzistenca ime është peng - e sodis
ka bërë vargje për shpirtin që krijon e vuan !
I kërcënohen djajtë që ajo i stolis
me erëmirë jete - zjarrin ua shuan!

E ftojnë shtigje në katarzë shfrenimi
Ajo si gof shfaqet me lirikë pranvere,

por, ku e dijnë pentagramin e atij burimi
ku shërohen të plagosurit që bëjnë potere!

Mërgoj në heshtje, t'ia pres gjuhën vargut,
si copë peisazhi - Ajo ngjallet në gji!

Le të prehen si errësira mbi shpatullat e agut
Se nëse hesht, për Të - kam Unin që shpreh fuqi!!!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi