“San Siro” plot për Interin që kërkon historinë
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
“San Siro” plot për Interin që kërkon historinë
Ndeshja më e pritur e
gjysmëfinaleve të Champions League mes Interit dhe Barcelonës ka
regjistruar nje rekord për stadiumin “San Siro” që ka arkëtuar plot 4
milionë euro.
Zikaltërit e trajnerit
Mourinho do tentojnë të hyjne në histori pas disa dekadash duke kërkuar
finalen, por përballë do kenë kampionët e botës, lojtarin më të mirë në
botë dhe skuadrën me spektakolare të planetit. Mision i pamundur? Jo për
trajnerin Mourinho që i kuotoi të dyja skuadrat me nga 50 % mundësi.
Përsa
i përket formacionit vendas, duket se dyshimi i vetëm është mes
Milito-s e Balotelli-t me argjentinasin më të favorizuar. Guardiola nga
ana tjetër mendon skemën 4-2-3-1 me sulmin e përbërë nga katërshja
Keita-Messi-Pedro dhe Ibrahimovic.
Një kuriozitet i këndshëm në
prag të kësaj sfide është se presidenti Laporta ka ndjekur shembullin e
skuadrës, duke udhëtuar edhe ai me makinë nga Barcelona për në Milano.
Ka shumë mundësi që në fushën e lojës të zbresin dy vëllezërit, Gabriel e
Diego Milito, të cilët do kryqëzojnë këmbët jo pak herë pasi njëri
është mbojtës dhe tjetri sulmues. Formacionet e mundshme
jane;
Inter (4-1-4-1): Julio
Cesar; Cordoba, Lucio, Samuel, Zanetti, Cambiasso, Maicon, Sneijder,
Stankovic, Eto'o, Milito.
Barcelona
(4-2-3-1): Valdes; Dani Alves, Puyol, Pique, Maxëell, Xavi, Busquets,
Pedro, Messi, Keita; Ibrahimovic.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» “San Siro” nuk e njeh Maldinin si legjende
» Bajern-Inter, per te bere historine
» Roma kërkon William Gallasin
» Oqeanet plot me mikrobe
» Sheril kërkon divorc
» Bajern-Inter, per te bere historine
» Roma kërkon William Gallasin
» Oqeanet plot me mikrobe
» Sheril kërkon divorc
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi