Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsyet për të cilat e vlerësojmë seksin

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Arsyet për të cilat e vlerësojmë seksin Empty Arsyet për të cilat e vlerësojmë seksin

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:38


Arsyet për të cilat e vlerësojmë seksin Hot-150x150Ekspertët tregojnë se një marrëdhënie e ngrohtë seksuale ushqen egon tuaj
Marrëdhënia seksuale do t’ua lehtësojë jetën vetëm nëse ajo ju përshtatet dhe është ekzaktësisht për ju. Një lidhje e cila vetëm sa arrin të mbijetojë nuk mund të sjellë kënaqësinë e dëshiruar. Nëse marrëdhënia ju përgjigjet juve, kultivon dhe rrit intimitetin emocional, atëherë janë të pakta gjasat që të do humbisni të pakënaqur nëpër botë. Ekspertët tregojnë arsyet të cilat e gjallërojnë një marrëdhënie dhe e ushqejnë atë pa pushim.
1- Na ndihmon të kuptojmë se çfarë është më e rëndësishme për ne
Gjeneratat e reja kanë mundësi të panumërta që çdo ditë të përballen me zgjedhje të reja. Vetëm disa dinë të jenë të durueshëm, sepse aty shpesh përzihet edhe frika dhe presioni nga gabimet. Të gjithë tmerrësisht kërkojmë mënyrë më të thjeshtë të jetës. Njëra nga strategjitë është që thjesht të pyesim veten: “çfarë është në të vërtetë e rëndësishme në jetën time?” Në njërën nga anketat, rreth 59 % të femrave deklaruan se seksi është me rëndësi të veçantë dhe vetëm 9 % mendojnë se është i parëndësishëm fare. Marrëdhënia seksuale ju lejon që pranë personit tjetër të jeni plotësisht të lëndueshëm fizikisht dhe emocionalisht. Nëse nuk ka dashuri, as seksi nuk ka kuptim.
2- Për shkak të seksit e çmojmë dashurinë
Në pyetjen se “Kur është seksi më i mirë?” shumica nga të anketuarat përgjigjet: “Kur ka dashuri në të”. Nëse ka të bëjë vetëm me aktin e pastër fizik, të jeni të bindur se nuk do të kënaqeni. Shumë femra i mbushin bateritë e tyre emocionale përmes seksit. 40% e femrave mendojnë se seksi i forcon lidhjet emocionale. Të njëjtën gjë e kanë deklaruar edhe ato që kanë përdorur të dyja metodat e seksit. Më shumë se një e treta e anketueseve kishin shijuar seksin pa dashuri: 53 % në lidhje të pasuksesshme, 42% në aventura për një natë dhe 40% nëpër flirte të parëndësishme dhe pa obligime. Gjithsesi gjithnjë mund të gjendet 5% e atyre që mendojnë se erotikë e zjarrtë dhe e vërtetë ka qenë nata me të panjohurin. Megjithëkëtë ato seksin e tillë e përshkruajnë si akt fizik e jo emocional.
3- Marrëdhënia e plotë ushqen egon
Në pyetjen se “Si ndihen në lidhje të zjarrtë?”, 66% e femrave kanë theksuar se kanë vetëbesim të plotë. 50% e tyre theksuan se ndihen tejet seksi dhe bëhen dashnore që kanë shumë kërkesa. Kjo natyrisht nuk do të thotë që kanë dëshirë ta ndërrojnë partnerin apo të kenë më shumë në të njëjtën kohë. Kjo ide nuk i pëlqen gati askujt. Do të thotë se vetëm lidhja e ngrohtë monogame i bënë të lumtur (66%), optimiste (80%), dhe më mirë ia dalin me probleme jetësore (58%). Pikërisht vetëm pse seksi u jep siguri, për këtë dhe ndihen me shumë dëshira dhe më seksi. 89% e tyre thonë se më së miri, më të shëndetshme dhe më me vetëbesim ndihen kur janë të kënaqura me veten si njeri. Atëherë janë dhe më të lumtura. Vetëm 12% të femrave gjejnë ndihmë te alkooli dhe stimulantët e tjerë.
4- Seksi është aventurë pa pagesë
Ajo që dikur konsiderohej tabu, sot është në praktikë të gjerë. Gati të gjithë të anketuarit i kanë provuar pozitat standarde (nga anash, nga prapa, pozitën misionare…). 92% e kanë shijuar seksin oral, ndërsa shumë nga ato kanë shkuar edhe më larg në seks me gjërat që Kamasutra (filozofi dhe praktik hindus për seks) i quan me emra të çuditshme. Eksperimentet janë të nevojshme gati për secilën. Jo vetëm që e largojnë monotoninë por edhe janë kyçe në forcimin e lidhjes fizike dhe psikike mes partnerëve. Gati gjysma e të anketuarave kanë shijuar seksin në vende publike ndërsa 40 % e tyre nganjëherë lundron në ujërat e sado-mazokizmit.
5- Marrëdhënia e ngrohtë e mban gjallë një lidhje
Disa nga arsyetimet e femrës për t’iu shmangur seksit janë:”Jam e lodhur”, “Nuk ndihem mirë”. Në pyetjen se “pse i shmangen seksit?”, femrat kryesisht janë përgjigjur: “Për shkak të lodhjes”, “shpesh nuk jam e disponuar”, ndonjëherë edhe “jam e hidhëruar me të”. Për të mbajtur gjallë një lidhje duhet përkushtim i plotë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi