Këshillat si të kthehemi në formë gjatë pranv
Këshillat si të kthehemi në formë gjatë pranv
Pushimet verore po afrojnë. Tashmë secili prej nesh duhet të shoh mirë vetën në pasqyrë, për të gjetur se çfarë dëmtimesh i ka sjellë dimri i ftohtë lëkurës. Nuk ka asnjë dyshim, megjithë të mirat e rrezeve të pakta të diellit në dimër, lëkura, sidomos ajo e fytyrës dëmtohet nga temperaturat e ulëta. Kjo do të thotë se edhe personat që nuk vërejnë probleme në sipërfaqe të lëkurës, duhet ta marrin seriozisht këtë problem. Rrezet e diellit, sidomos në verë krijojnë një mplakje të lëkurës, e cila nëse nuk trajtohet në kohë depërton dhe më në thellësi të saj, si dhe me kalimin e kohës duket edhe më e “vjetruar”. Kështu, pas dimrit, kohë të gjatë se cilës e kemi lënë edhe fytyrën të shlodhet, tani ka ardhur koha që t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë lëkurës. Gjatë kësaj stine, si fytyra ashtu edhe trupi nuk duhen lënë pas dore.
Lëkura
Duke pasur parasysh lëkurën e fshehur pas veshjeve të rënda të dimrit, në pranverë paraqiten probleme si lajmërim për ne se trupi po mbrohet dhe është nën ndikimin e stresit. Kështu që, si femrat ashtu dhe meshkujt, duhet të përdorin produkte për qarkullimin e mirë të gjakut, të cilat çlirojnë poret e trupit dhe psikikën. Këto duhet të jenë preparate të butë që e pastrojnë lëkurën në thellësi. Përbërësit mund të jenë të ndryshme si: për qetësimin e lëkurës, stimulimin dhe rigjenerimin. Këshilla kryesore për të gjithë ata që i mundon lëkura e thatë është të përdorin produkte me aloe vera BIO, e cila duke qenë 100 për qind bimore nuk jep probleme alergjike. Po kështu, mund të përdoren edhe vajra (si ai i xhojobës, avokados, ederës), të cilët e ruajnë dhe higjienën e lëkurës. Kremi i kalendulës që luan një rol kryesor në rigjenerimin e lëkurës. Kalendula ose kumaku është antiseptik dhe e zbut lëkurën. Ky krem është ideal sidomos për lëkurat e thata, të dëmtuara, me plagë.
Maskat
Maskat i dhurojnë lëkurës së lodhur një forcë të re gjallërie, hapin poret dhe favorizojnë përthithjen e vepruesve aktivë. Për këto arsye, maskat bimore për trajtimin e lëkurës së fytyrës dhe trupit janë zgjidhja ideal për të evituar problemet që shfaqen gjatë kësaj stine. Çdo tri deri në katër javë qelizat e lëkurës do të duhej të zhdukeshin dhe do të duhej të “ekspozoheshin” të rejat, të cilat janë krijuar nën to. Mirëpo, ndonjëherë nuk ndodh kështu. Kur qelizat nuk bien si duhet, ato mund të shkaktojnë puçrra apo ngjyrë të përhimët dhe lëkurë jo të shëndoshë. Atëherë nevojitet përdorimi i maskave bimore ose peelingut (preparat në formë kokrrash, i cili mund të përmbajë përbërës të ndryshëm, që nxisin qarkullimin e gjakut në lëkurë). Për t’u ripërtëritur qelizat, lëkurës i nevojiten 20 deri në 25 ditë. Mirëpo, qelizat që përfundojnë ciklin e vet jetësor, në vend që të bien nga lëkura, jo rrallë mbeten në të. Ato qeliza të vdekura në lëkurë formojnë shtresa të cilat pengojnë qelizat e reja që të dalin në sipërfaqe, prandaj lëkura e humb shkëlqimin dhe elasticitetin.
Trupi
Lëkura e trupit duhet të pastrohet me kujdesin maksimal, duke ruajtur kështu filmin hidrolipidik, filmin delikat të ujit dhe yndyrës që rimbulon epidermën duke e mbrojtur atë. Ideale për këtë janë vajrat e banjës, produkte që përmbajnë vajra të tretshëm në ujë. Kanë një fuqi shkumëzuese dhe pastrojnë e ndihmojnë lëkurën të rigjejë ekuilibrin e saj hidrik. Në fytyrë përkundrazi, s’duhet përdorur aspak sapun, por produkte specifike pastrues. Mund të zgjedhim mes tipave të ndryshëm, të studiuar për çdo lloj lëkure. Për lëkurën e thatë zgjidhni produkte të lehta dhe superzbutëse. Në rastet kouperoze përshtatet mirë edhe versioni në krem, që i pasuruar me substanca më të qëndrueshme dhe të plota, i siguron lëkurës mbrojtjen maksimale. Ndërsa për lëkurën e yndyrshme duhet përdorur një produkt në formë xheli (që nuk përmban lipide) i aftë të largojë çdo gjurmë papastërtie. Maska bimore në formë xheli e përbërë me aloe vera bio dhe vitaminat A, C, E është ideja që rekomandohet të përdoret për të evituar të gjitha problemet e lëkurës. Përveç pastrimit në thellësi, kjo maskë bën rigjenerimin e lëkurës. Për dembelet ka losione 2 në 1, për të pastruar e tonifikuar lëkurën vetëm me një veprim.
Këshillat si të kthehemi në formë
Është koha për pastrim. Nuk po flasim për shtëpinë, por për trupin! Lëkurën, flokët, barkun, këmbët, të cilat kanë nevojë të kthehen në formën e duhur për të pritur sezonin që po afrohet.
Freski
Pranvera ka mbërritur. Nga lëkura tek flokët, nga këmbët tek abdominalet, i gjithë trupi ka nevojë për freski.
Pastrim
Fillojmë duke eliminuar qelizat e vdekura nga lëkura. Bëni një pastrim total (crub), duke u kujdesur për lëkurën me produkte delikate, në fytyrë, në dekolte dhe në duar, dhe lëkura do të bëhet menjëherë e shkëlqyeshme.
Hidratim
Ujë, ujë, ujë: trupi ka nevojë si në brendësi ashtu dhe jashtë për ujë. Përveç se të konsumoni ujë për t’u hidratuar, pas kremit aplikoni një krem hidratant, duke e zgjedhur në bazë të tipit të lëkurës. Në këtë mënyrë lëkura do të qëndrojë elastike dhe e butë.
Pedikyr
Këmbët pas dimrit, nuk janë pikërisht ashtu si i dëshirojmë. Me ardhjen e sandaleve, ju nevojitet një seri pedikyri.
Fitnes
Është rasti që të jetë tonik: barku meriton kujdesje të veçantë në këtë periudhë. Ushqehuni shëndetshëm, evitoni pije të ëmbla dhe bëni ushtrime për abdominalet çdo ditë.
Masazh kozmetik
Një masazh kozmetik, nuk ju bën asgjë tjetër veçse ju relakson dhe ju rinon: riaktivizon qarkullimin, stimulon indet, bën lëkurën elastike dhe të tonifikuar.
Maskë
Maskat bëjnë mrekulli kur bëhet fjalë për të ushqyer lëkurën. Provojeni me bazë jogurt për ta shkëlqyer, mjalt për ta ushqyer, argjilë për të luftuar aknet.
Flokët
Ja ku erdhëm tek flokët: edhe ato nuk janë në gjendje të mirë. Kujdesuni për to për t’i bërë më të fort, eliminoni majat e dyfishta.
Ushqim i shëndetshëm
Ushqimi korrekt është sinonimi për një lëkurë të shëndetshme. Konsumoni perime dhe fruta. Mos harroni se duhet të aktivizoni melaninën për ngjyrën verore, konsumoni ushqime me vitamina C, A, E.
Kalendula, aleate për rigjenerimin e lëkurës në pranverë
Kalendula njihet si rigjenerues natyror dhe ushqyes i lëkurës, pasi ajo pengon dehidrimin, stimulon jetën e qelizave të lëkurës dhe e ripërtërin natyrshëm lëkurën e lodhur. Gjithashtu, kalendula forcon mekanizmin natyror dhe mbrojtës të lëkurës, vepron mirë kundër ndezjes së saj, e lag dhe e zbut atë, e pastron thellë, e përtërin, e përthan, dhe në mënyrë stimuluese vepron në qetësimin e qelizave të lëkurës së ndjeshme. Kalendula e mbron lëkurën nga irritimi dhe skuqja, pengon proceset e oksidimit dhe parandalon ose pengon plakjen e parakohshme. Me përdorimin e rregullt të këtij kremi hiqen rrudhat, lëkura bëhet më elastike, e butë dhe me një freski rinore. Kremi kalenduala ose vaji kalendula rekomandohet për të gjitha tipet e lëkurës, por në veçanti efektet e saj ndjehen në lëkurën e vrazhdë të dëmtuar. Ky krem mund të përdoret në të gjitha pjesët e trupit, duar, qafë, kurriz, duke e përhapur ngadalë mbi lëkurë deria të përthithet. Është i rekomandueshëm të përdoret pas dushit, larjes së fytyrës, është shumë i mirë edhe për tualetin. Përsa i përket marrjes së produkteve nga për problemet e lëkurës, rekomandohet përdorimi e aloe veras, papaja, shega, sallata e ujit), dhe produkte me bazë të vitaminës A (betakaroten), vitaminë E, plus vajin e bajames etj.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Këshillat që mbajnë gjallë pasionin dhe dëshirën seksuale
» Zana Krasniqi më në formë se kurrë
» Si të jetoni sa më gjatë?
» Këshillat për të mbrojtur sytë në plazh
» 17 vjeç dhe 55 centimetra i gjatë
» Zana Krasniqi më në formë se kurrë
» Si të jetoni sa më gjatë?
» Këshillat për të mbrojtur sytë në plazh
» 17 vjeç dhe 55 centimetra i gjatë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi