Hap profil të rrejshëm në Facebook për t’i kapur punëtorët
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Hap profil të rrejshëm në Facebook për t’i kapur punëtorët
Një zvicerane anonime ka mbetur pa punë sepse në pushimin e saj
mjekësor ka “shëtitur” nëpër Facebook. I ka thënë shefit se nuk guxon
të punoj para
kompjuterit dhe se i duhet të rrijë e shtrirë...
Zvicerania anonime i kishte thënë shefit të saj se nuk mund të punojë
para kompjuterit sepse doktori i kishte thënë se duhet të rrijë e
shtrirë në
errësirë. Por, më vonë gjatë të njëjtës ditë ishte aktive në rrjetin e
popullarizuar për shoqërim online - Facebook. Kompania e sigurimeve
Nationale
Suisse thotë se me këtë ajo e ka humbur besimin e tyre.
“Këtu bëhet fjalë për besimin, e jo për Facebook”, thuhet në deklaratë.
Gruaja është mbrojtur se duke qenë e shtrirë në krevat kishte shfletuar
profilin e saj nëpërmes celularit iPhone dhe e ka paditur punëdhënësin
i cili
ka dashur të “kap” atë dhe të punësuarit tjerë duke u dërguar “ftesa
miqësie” misterioze me të cilat ka pasur qasje në aktivitetin e tyre
online.
Kompania Nationale Suisse ka hedhur poshtë akuzat. Ata kanë pohuar se
rastësisht kishin dëgjuar nga një kolege se e punësuara ishte aktive në
Facebook. Jo shumë kohë pas këtij rasti, në muajin nëntor të vitit të
kaluar, kanë ndaluar përdorimin e këtij rrjeti të popullarizuar në
vendin e
punës.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi