F1, Button triumfon në Kinë
:: Zona Sportive :: Formula 1
Faqja 1 e 1
F1, Button triumfon në Kinë
Skuadra angleze e
McLaren ka zënë 2 vendet e para në Çmimin e Madh të Kinës duke qenë
dominuesi total në pistën e Shangait.
Kampioni i botës në fuqi
Button ka prekur i pari vijën e finishit pasi fitoi duelin me
bashkombasin e tij dhe njëkohësisht rivalin më të fortë, Ljuis Hamilton,
i cili edhe pse zbriti deri në vendin e 16, më shumë mjeshtëri arriti
ta mbyllë garën në vendin e 2. Një nga shkaqet kryesore që i
dhanë fitoren Jenson Button në Shangai ishte dhe mosndërrimi i gomave në
xhiron e tretë, atëherë kur filloi shiu. Dy fitore në katër
gara, e ngjisin 30 vjeçarin Button në krye të klasifikimit për pilotë me
60 pikë, 10 më shumë se dyshja Alonso-Hamilton që ndajnë vendin e dytë.
Në podium është ngjitur edhe Nico Rosberg me makinën e tij
Mercedes, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës, mbreti i shiu dhe 7 herë
kampioni i botës në këtë sport, Michael Schumacher u rendit vetëm në
vendin e 10. Skuadra e humbur e garës së Kinës është padyshim Red
Bull. Dy vendet e para me Fetel dhe Veber në nisje krijuan idenë se do
të ishin këta dy pilotë që do të komandonin garën, por nuk ndodhi ashtu.
Gjermani Sebastian Fetel e mbylli në vendin e 6, ndërsa
australiani Veber në të 8-in. Me probleme ka qenë kjo garë me shi edhe
për skuadrën e Ferrarit, që zuri vendin e 4 me Fernando Alonson dhe të 9
me Felipe Masën. Pas kësaj gare, skuadra angleze e McLaren
ngjitet në krye të klasifikimit për konstruktorë me 109 pikë, i ndjekur
nga Ferrari me 73 pikë. Pas 4 garave të para jashtë Europës,
kampionati i Formula 1 rikthehet në kontinentin e vjetër, me Cmimin e
Madh të Spanjës me 9 maj.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Zona Sportive :: Formula 1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi