Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvana sjell monodramën “Hotline”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Elvana sjell monodramën “Hotline” Empty Elvana sjell monodramën “Hotline”

Mesazh nga Vizitor Sat 17 Apr 2010 - 9:01

Elvana sjell monodramën “Hotline”
Elvana sjell monodramën “Hotline” Elvana_gjataGjithkush po të ishte në vendin e Elvanës nuk do kishte kërkuar më shumë. Një karrierë si këngëtare me një kurbë në ngritje marramendëse, një publik që e do pa fund, çmime në kompeticione dhe një agjendë plot me koncerte. Por duket se e gjitha kjo nuk i
ka mjaftuar vajzës 24-vjeçare, e cila u zbulua shtatë vite më parë në programin
“Ethet”. Edhe pse rrugën e muzikës e nisi me shumë qejf, i çuditshëm ishte fakti
se Elvana nuk zgjodhi të studiojë në shkollë të lartë për kanto, por për
regji.

Në intervista të ndryshme, këngëtarja nuk fliste pothuajse fare për këtë
pjesë të jetës së saj dhe të krijohej ideja sikur ajo po bënte një shkollë të
lartë thjesht sa për të pasur një diplomë në xhep. Por pak javë më parë erdhi
surpriza. Momentin e mbrojtjes së diplomës, ajo vendosi që të mos e kalojë ashtu
si një provim i rëndomtë skolastik, por të bëjë diçka që të bjerë në sy, që të
lërë gjurmë te spektatori, jo vetëm te profesorët. Dhe së bashku me miken dhe
kolegen e saj, Jonida Vokshi, vendosën që të vënë në skenë monodramën “Hotline”
të dramaturgut Angelo Longoni. Si aktore zgjodhën Valbona Imamin, duke sjellë
kështu një vepër e cila me titullin e saj “Hotline” të parapërgatiste për të
parë diçka erotike, por që në fakt fundi rezervon tjetër surprizë.
Pjesa e vënë në skenë dhe e realizuar me shumë mjeshtri nga aktorja dhe nga
dy regjisoret e reja, u prit shumë mirë dhe mbrëmë u shfaq edhe në një nga
kanalet e Digitalb. E pyetur për këtë risi në karrierën e saj, Elvana na thotë:
“Është e vërtetë që në fillim regjia nuk ishte në planet e mia, por mbas vënies
në skenë të kësaj pjese, më ka lindur dëshira e madhe që të vazhdoj në këtë
fushë. Dhe në shtator kam menduar të vë në skenë një tjetër pjesë ku dëshiroj të
luaj edhe vetë. Nuk e dija se regjia do të intrigonte kaq shumë. Duke qenë e
lidhur fort mbas muzikën, as nuk e imagjinoja se tek unë mund të kishte vend për
një tjetër dashuri profesionale” përfundon ajo. Ndërkohë, për sa i përket
planeve në muzikë, këngëtarja është duke përgatitur dy këngë të reja të
realizuara nga Flori Mumajesi, si dhe dy klipe të reja të cilat janë në fazat
përfundimtare. /PanoramaPlus/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi