Titani ka jetë, por me erë të keqe…
Titani ka jetë, por me erë të keqe…
Shkencëtarët kanë
mbështetur edhe një herë hipotezën e ekzistencës së mikroorganizmave të
gjalla në satelitin e Saturnit, Titan, por sipas një hipoteze të re,
këto gjallesa nuk janë të përshtatshme për ambientin tonë.
Studiuesit e kimisë mendojnë se
gjallesat jashtëtokësore mbartin me vete një erë jo të këndshme, së
cilës vështirë se njerëzit mund t’i rezistojnë. Hipoteza është zhvilluar
duke studiuar Titanin që është edhe sateliti më i madh i Saturnit.
“Jeta
ka nevojë për materie në gjendje të lëngshme dhe nëse në Titan ka forma
jete ato duhet të bazohen në metanin e lëngshëm dhe jo në ujë. Kjo do
të thotë se përbërja e tyre kimike është shumë e ndryshme”, thekson
kimisti William Bains.
Kjo hipotezë është mbështetur në pamjet
që mori në vitin 2005 sonda “Huygens”, e cila fotografoi lumenj dhe
liqene metani në sipërfaqen e Titanit. Temperatura mesatare e këtij
sateliti është -180 gradë, ai është 2 herë më i madh se Hena jonë,
ndodhet 10 herë më larg nga Dielli se Toka dhe të vetmet substanca të
lëngëta në sipërfaqen e tij janë metani dhe etani.
“Molekulat në
të duhet të jenë bazuar në elementë me varietet më të madh se molekulat
tokësore. Ato janë edhe më të pasura kimikisht”, shprehet gjithashtu
Bains.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj !!!
» Jogurti heq erën e keqe të gojës
» Ku te jete valle..........?
» C'eshte jete?!
» Ndodhe në Jetë.!
» Jogurti heq erën e keqe të gojës
» Ku te jete valle..........?
» C'eshte jete?!
» Ndodhe në Jetë.!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi