Bukuroshet VIP kundër paragjykimit të femrës, “rrezik në timon”
Bukuroshet VIP kundër paragjykimit të femrës, “rrezik në timon”
Janë të brishta ,
joshëse, por ndonjëherë të rrezikshme dhe kërcënuese. Flasim për femrat
në timon.
Ato janë të bukura, inteligjente,
personazhe të njohura, por kjo nuk i ka shpetuar dot nga paragjykimi
“femer ne timon”. Jemi në makinë me modelen dhe prezantuesen, Iva Mere.
Ajo thotë se veçanerisht me meshkujt nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet
në rrugë.
“Nuk jam tolerante në timon, sepse edhe të tjerët nuk
janë. Sidomos me meshkujt. I fusin të gjitha femrat në një kategori.
Ndonjehere shaj, i’a fus edhe unë, por vetëm meshkujt. Edhe ata nën
dhembe, se po të degjuan, të kthehen”, shprehet modelja. Ndërsa Iva
pohon se nuk ekziston ndonjë lidhje e fortë pasioni me mjetin e saj të
lëvizjes, bukuroshja e mëngjesit në Top Channel dhe prezantuesja e
Select-it, Elona Duro, thotë se e saja me makinën, është një marrëdhënie
varësie.
“Une kam nje lidhje shume te ngushte me makinen,
kam nje varesi te madhe, nuk leviz dot pa makine, as ne pune e as ne
shtepi qe e kam afer. Eshte nje nga gjerat qe s’ua le dot te tjereve.
Nese ma kerkon xhaketen ta jap, makinen jo”, pohon Elona.
Po
ç’mund të bënte pa makinën e saj Deni Shkëmbi? Ish Miss Buzëqeshja edhe
ajo sot me një profil televiziv, thotë se makina është jeta e saj.
“Dashuria ime e parë është për familjen. E dyta është makina”, thekson
Deni. Me to në makinë nuk ka vetëm guidë e garë për të kapur kohën. Ne
sediljen komode të bukurosheve, shkrepin edhe shumë kapricio.
Iva
tregon se të papriturat në rrugë nuk e mbajnë gjithmonë të tërhequr nga
pedali i gazit. “Nuk jam tip aventurier sepse kam frike. Vetem kur jam
vone apo kur jam me miq bej shaka per t’i trembur”, shton Iva. Thuhet se
biondet janë një kërcënim në rrugë. Elona nuk hyn tek kategoria që
shkakton karvane të gjata pas shpine. Por, përpara saj me makinë nuk u’a
sugjerojmë të kaloni.
“Kam zgjedhur makine me marshe se dua te
bej parakalime, startin e kane me te mire. Kam qejf t’i parakaloj
meshkujt. Ne makine une nuk jam femer, jam mashkull”, rrefen Elona. Nuk
ka gjë që këto të reja i ndal në sfidën ndaj meshkujve në timon. Vetëm
në një pikë dorëzohen tek ata.
“Jam estetiste e mire e makines
sime. E laj, e pastroj, e parfumos, por nuk jam mekanike. Kur bej rruge
te gjata kam frikë se po m’u ca goma, duhet te marr babin te telefon”,
shton ajo. Me vullnet të fortë e mjaftueshëm të ëmbla për të zbutur
cilindo që u pret rrugën, bukuroshet nuk i’a kanë dalë akoma ta thyejnë
përshtypjen që ruhet për to në timon.
“Jam nje shofere e mire. I
respektoj shenjat, rregulloren, kalimtaret, por edhe makinen time. Nuk
kam marre asnjehere gjobe. Jam femer, jam dhe bionde, por jam shume mire
ne timon”, perfundon Elona.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi