Afërdita Dreshaj: Më 9 maj bëjmë fejesën zyrtare me Shpatin
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Afërdita Dreshaj: Më 9 maj bëjmë fejesën zyrtare me Shpatin
E shpërngulur prej shumë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo
punon prej një kohe të gjatë si modele e agjencive të ndryshme të
modës.
Duke mos i mjaftuar vetëm kaq, pasi kontratat e saj të punës e
detyrojnë të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të botës. Afërdita nuk
mund të gjendet
vetëm në një vend. Sepse sa është në Amerikë, në Japoninë e largët,
tash së fundi për 3 muaj në Greqi, kurse së shpejti pritet nënshkrimi i
një
kontrate në Gjermani. Bëri këngë vetëm për qejf, por që dëshiron të
vazhdojë akoma më shumë në këtë drejtim. Në lidhje me këngëtarin e
mirënjohur
Shpat Kasapin që së shpejti pritet ta zyrtarizojnë edhe me fejesë. Me
gjithë obligimet që ka si modele, ajo mundohet që të jetë sa më shumë
me
Shpatin. “Me Shpatin takohemi shumë shpesh, mundohemi të kalojmë krejt
kohën e lirë që kemi së bashku.
Largësia dhe angazhimet nuk na pengojnë fare”, thotë ajo. E pyetur nëse
është e vërtetë se ajo dhe Shpati kanë vendosur të forcojnë lidhjen e
tyre me
fejesë, ajo është përgjigjur: “Po është e vërtetë! Ceremonia do të
mbahet më 9 maj në Shkup. Fejesën e bëjmë vetëm familjare, sepse jemi
munduar ta
mbajmë sa më private që t’i lejojmë familjet tona të kënaqen dhe të
shijojnë gëzimin deri në maksimum! Në fejesën tonë do të këndojë Greta
Zani”./Panorama
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Afërdita Dreshaj me detyrë të re
» Afërdita Dreshaj nudo
» Aferdita Dreshaj feston 24 vjetorin ne Tirane
» Afërdita Dreshaj thotë ‘vetëm puthëm’
» Afërdita Dreshaj, Miss Kosova Universe
» Afërdita Dreshaj nudo
» Aferdita Dreshaj feston 24 vjetorin ne Tirane
» Afërdita Dreshaj thotë ‘vetëm puthëm’
» Afërdita Dreshaj, Miss Kosova Universe
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi