ESKILI... .
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare te huaj
Faqja 1 e 1
ESKILI... .
Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me
"Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka
krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë.
Për shumë qytete greke është thënë se
janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë
gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të
mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e
Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi).
Për Homerin
mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës
së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.)
thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell
Homerin në shekullin VIII para erës së re. Në
këngën VI të "Iliadës" poeti flet për
rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku
tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku
një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë
sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera
tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të
hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe
rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë
humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me
petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët
e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të
ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në
gurrën e pasur të këngëve të lashta të
krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që
me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo
vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor,
që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall
në këto dy poema.
Nuk ka asnjë dyshim se përpara
Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me
këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe
bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e
mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave
dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi
i përkryer i një proçesi të gjatë letrar,
Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe
"Odisesë" në gjendjen që i njohim sot, shumica e
studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII. Për
Homerin ka mendime të ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Një
nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve
që kanë vënë dorë mbi to;
Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të
gjitha këto kanë krijuar atë që quhet
çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e vazhdon
deri në ditët tona.
Homeri i ngjan një mali të
lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me
mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është
Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i
përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë.
Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore,
që
fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës
dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para erës
së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të
mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një
numër i madh shtojcash nga rapsodë të
veçantë, që kanë dashur tu përshtaten
shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve
të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë
ose këngët që kanë pasur në themel të
tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të
përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë
shërbyer si bazë për hartimin e poemave
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare te huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi