Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Real-Barcelona, përballja e “frikshme”

2 posters

Shko poshtë

Real-Barcelona, përballja e “frikshme” Empty Real-Barcelona, përballja e “frikshme”

Mesazh nga Geri Sat 10 Apr 2010 - 6:22

Real-Barcelona, përballja e “frikshme” Barca-real
Real
Mardid-Barcelona janë dy skuadrat që synojnë titullin kampion në këtë
sezon të kampionatit spanjoll dhe shifrat e këtyre dy skuadrave
spektakolare janë të frikshme në cdo këndvështrim.

Përpara “El Classico-s”, këto dy
skuadra renditen në krye të Primera Division me nga 77 pikë kundrejt 56
që ka Valencia e vendit të tretë. 83 gola ka shënuar Reali deri në këto
momente, ndërkohë që sulmuesit e Barcelonës 75 gola pas 30 javësh të
këtij kampionati. 80 gola nga 158 në total janë shënuar vetëm nga 4
lojtarë, nga njëra anë Higuain dhe Cristiano Ronaldo dhe nga ana tjetër
nga Mesi dhe Ibrahimovic.

Por në këtë ndeshje Ibrahimovic nuk do
të luaje dhe sipas mediave spanjolle, më mirë kështu. Mesatarja e
golave për minute, kur nuk luan me Ibrën është 1 gol në 116 minuta,
ndërkohë që me Ibrën ka shënuar 1 gol në 136 minuta. Pas ish-sulmuesit
te Interit, Mesi shënon cdo 55 minuta, ndërkohë që mesatarja e suedezit
është 1 gol në 251 minuta thuajse një gol në 3 ndeshje. Nga ana tjetër,
Reali i Madridit ka 12 rezultate pozitive rradhazi dhe thuajse prej një
muaji ndan vendin e parë me Barcën.

Për më shumë i ka fituar të
gjitha ndeshjet që ka luajtur në “Santiago Bernabeu” ku do të luhet dhe
ndeshja e sotme. Mes të munguarve në “El Classico”, përvec Ibrahimovic,
Guardiolës do t’i duhet të bëje pa Pique dhe Abidal, ndërsa 9 herë
kampionët e Europës nuk do të kenë në dispozicion, brazilianin Kaka dhe
Drenthen.

Përballja e sotme mes Realit të Madridit dhe
Barcelonës do të ndiqet në Spanjë nga rreth 9.8 milione banorë, një
shifër rekord kjo deri më tani, ndërkohë në të gjithë botën janë mbi 1
miliarde njerëz që do ta shohin. Në vendin tonë do të jetë si gjithmonë
paketa SuperSport në platformën DigitAlb ajo që do të dhurojë momentet
spektakolare të kësaj përballjeje të dy prej skuadrave më suksesshme të
momentit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real-Barcelona, përballja e “frikshme” Empty Re: Real-Barcelona, përballja e “frikshme”

Mesazh nga Erisa Sat 10 Apr 2010 - 20:31

Barcelona tronditi Santiago Bernabeun

Barcelona mrekulloi me fitore 2:0 në “Santiago Bernabeu” duke e mposhtur Real Madridin, në superderbin e javës së 31-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.
Reali e nisi furishëm ndeshjen në krye me sulmuesin e shpejtë Ronaldon, duke kërkuar vazhdimisht edhe golin e epërsisë. Mbretërit ishin të etshëm të shënojnë, ndërsa kampioni në fuqi, Barcelona mbrohej me sukses në minutat e parë të takimit.
Reali me Ronaldon dhe Marcelon vazhdimisht bënin presion mbi rialin, ndërkohë sulmuesi tjetër i Realit Higuain fare nuk shihej në fushë dhe ishte i mbuluar me sukses nga mbrojtja e fuqishme e skuadrës katalunase.
Në minutën e 33-të të takimit, mbrojtja e Realit nuk ishte si duhet e vendosur dhe Havi si me dorë e gjen Messin e pambuluar, i cili me dinakëri në mes mbrojtësit Albiol dhe portierit Casillas e plason topin dhe 0:1 për Barcelonën. Ky gol i shënuar i dha krahë edhe më të fuqishëm skuadrës së Barcelonës.
Në minutën e 41-të, Higuain ishte në pozitë të mirë që të shënojë, por gjiatja e tij ishte çuditërisht e dobët dhe larg mbi portën. Në pjesën e dytë, Reali e nisi mirë, duke tentuar që të shënoi golin e barazimit. Përpjekjet e Realit ishin të kota, pasi portieri Valdesi ka qenë edhe më i miri te Barcelona.
Ai mbrojti një mori raste të skuadrës së Realit sidomos në pjesën e dytë të takimit. Marcelo në minutën e 51-të nga 17-18 metra gjuajti mjaft mirë, por Valdes assesi të befasohet. Në minutën e 55-të Ronaldo në pozitë shumë të mirë, por nuk shënoi golin e barazimit.
Gjithmonë në futboll është një ligj i pashkruar kur nuk shënon edhe të ndëshkon skuadra rivale. Pas një minute lojë (56′) Havi edhe njëherë ka asistuar në mënyrën milimetrike deri te Pedro, i cili nuk ishte i mbuluar si duhet nga mbrojtja e përgjumur e Realit dhe nga rreth 17-18 metra gjuajti bukur duke e mposhtur portierin Casillas dhe 0:2.
Gol që tronditi “Santiago Bernabeun” në derbin e 160 në mes këtyre skuadrave dhe derbi botëror. Barcelona e fuqishme me Messin në krye ka mundur edhe të trefishoi rezultatin në vazhdim.
Në minutën e 59-rë Van dear Vaar i vetmuar me portier, kur pritej gol, ai dështoi, duke mbrojtur Valdes për mrekulli, që vërtetë ishte edhe hero i Barcelonës.
Në minutën e 69-të Ronaldo doli në pozitë shumë të vështirë dhe nga ajo pozitë tentoi të shënoi, por sërish nuk befasohet Valdes.
Messi gati shënoi për 0:3 në minutën e 72-të kur ishte vetëm me portier, sikurse edhe në minutën e 77-të, por Casillas me përpjekjet e fundit shpëtoi portën.
Barcelona merr kreun e tabelës me 80 pikë të tubuara, duke e lënë Realin në vend të dytë me 77 pikë. Kjo është humbja e parë e Realit në shtëpi pas 15 fitoreve radhazi.
Deklaratat e Ronaldos se Messi nuk do të shënojë në Madrid dolën të pasakta dhe Messi bëri me dije se është i pandalshëm me Barcelonën. Barcelona më këtë fitore shkon drejt titullit të ri në Spanjë, ndërsa Realit si duket me gjithë ato investimet që ka bërë po mbetet pa asnjë trofe.
Mbeti pa kupën e Mbretit, pa trofeun e Champions League dhe tashmë pothuajse edhe pa titullin e Spanjës.
Megjithatë, shpresa ka ende Reali sepse janë edhe shtatë javë deri në fund dhe në futboll mund të ndodhë shumëçka. Mirëpo, Barcelona është skuadër e cila vështirë dështon dhe ka një epërsi tashmë të mirë në kreun e tabelës +3 pikë.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi