Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu i urës së Farkës

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Njeriu i urës së Farkës Empty Njeriu i urës së Farkës

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 6:14

Njeriu i urës së Farkës Polic-xhepi
Është mesditë dhe
piku i trafikut në urën e Farkës është në kulmin e tij. Ndonëse një
arterie rrugore nuk është nga ato që përbën rrezik të lartë për
automjetetet, gjithmonë aty këtu historikisht gjendet një polic i
çuditshëm rrugor.

Polici nuk është se ka ndonjë dallim
shumë të madh në pamje nga kolegët e tij që patrullojnë disa metra më
tutje, quhet Rexhep Qinami. Polic Xhepi vjen në vendin e punës që pa
dalë dielli. “Daja” sikundër i thërrasin shoferët, është i përpiktë si
një sahat zviceran. Ai punon 8 orë, aq sa edhe një një punonjës i
administratës.

Madje është edhe më korrekt se ta, pasi nuk
pranon kafe gjatë orarit të punës. Rexhepi është “nishani” i Urës së
Farkës. Ai është pika e referimit për shoferët dhe kur vjen puna për
kontrollin e dokumenteve, askush nuk kundërshton. Për Xhepin, puna si
polic rrugor është një argëtim i vërtetë.

Ai ka një familje, ka
njerëz që e rrethojnë, por edhe pse të gjithë i thonë të heqë dorë, ai
nuk pranon kurrsesi. Por nëse polic Xhepi ka familje, ka dikë që
kujdeset për të, një pjesë tjetër e të moshuarve apo personave me
probleme të shëndetit mendor, nuk e kanë këtë mundësi. Ata shëtisin të
lirë midis nesh dhe shpeshherë kthehen në rrezik për shoqërinë.

Ende
edhe sot nuk dihet numri i saktë i personave me problemeve të shëndetit
mendor të cilët shëtisin të lirë në rrugët e qyteteve tona. Për këtë
kategori njerëzish ka politika të posaçme rehabilitimi. Struktura të
caktuara shtetërore kanë për detyrë të kujdesen për ta. Arkida Hysenaj
është drejtoreshë e inspektimeve pranë Shërbimit Social Shtetëror.

Ajo
tregon procedurat që ndiqen në raste të tilla. Sipas saj, Sherbimi
Social Shteteror mbulon nje rrjet te gjate institucional. “Rastet
emergjente rehabilitohen ne ambientet tona dhe me pas drejtuesit e
bashkive dhe komunave u sigurojne kushtet”, thekson Arkida. Por sa
efikase janë këto procedura? Këtë më mirë se të gjithë e thonë rrugët e
qyteteve, ku shfaqjet e anormalitetit janë edhe më të dukshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi