Rovena Stefa: Jam tolerante ndaj gabimeve
:: Show Biz
Faqja 1 e 1

Rovena Stefa, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ky adhurim ka ardhur edhe falë
ekstravagancës dhe pamjes së mjaft joshëse. Me ecurinë e çuditshme në fushën e
muzikës ajo po i befason konkurrentët e saj me surprizat që i ofron adhuruesve
të muzikës.
Intervistoi: Laura Dreshaj
Rovena na tregon për jetën e saj, mendimet dhe opinionet që një këngëtare e
kategorisë së parë si ajo, ka, për ngjarje dhe dukuri të ndryshme të jetës. Ne i
morëm asaj pak çaste ndërsa gjendej në Athinë, pas një koncerti për shqiptarët
atje.
Tashmë, u bë shumë kohë që ju Rovena, jeni pjesë e rëndësishme e
muzikës sonë, si ndiheni dhe a jeni e kënaqur më gjithë këtë sukses të
arritur?
Së pari, faleminderit për vlerësimin, jam me të vërtetë e
kënaqur me punën e deritanishme, gjithë dashurinë që marr nga publiku, mundohem
ta kthej në energji pozitive për këngë të bukura, muzika është ajo që dua më
shumë, e ndiej dhe kam ende shumë për të bërë dhe për të dhënë!
Çfarë mendoni se ju veçon nga këngëtaret e
tjera?
Hahah...emri Rovena Stefa.... e pastaj dhe shumë të
tjera...))
Si do të mund ta përkufizoni zërin tuaj?
Po kjo është
diçka që mund ta bëj më mirë dikush tjetër, ndoshta ju...(buzëqesh), por unë di
vetëm që më pëlqen shumë të këndoj, që nga dita në ditë muzika është bërë pjesë
e pandarë e imja. Janë ata që dëgjojnë zërin tim, që mund të më përshkruajnë më
mirë dhe unë ua pasoj atyre këtë atribut.
Çfarë marrëdhëniesh ke me këngët e tua? Pasi i realizon i dëgjon
shpesh ato në shtëpi?
Duke qenë se gjatë realizimit të këngëve të
mia, punoj shumë me to, dhe pa dashje çdo këngë e imja lidhet me një histori,
kështu që secila nga ato, ka në vetvete një kujtim, prandaj sa herë i dëgjoj,
kam emocione të veçanta...edhe pse nuk jam e prirur t'i dëgjoj pas incizimit në
shtëpi. Gjatë koncerteve i këndoj dhe atëherë provoj një ndjesi tjetër, atë të
“live”-it, që është unike dhe shumë e bukur.
Kur realizon një këngë cili është personi prej të cilit do të dëgjosh
patjetër opinionin e tij?
Në të vërtetë jemi 2, që realizojmë këngët
tona, pra është dhe menaxherja ime Elisa Stefa, pas kësaj faze, kam dëshirë të
marr opinion nga familja ime dhe miqtë e mi, kështu që tani që po i numëroj,
është një grup i gjerë njerëzish të ngushtë që më japin opinion për muzikën time
dhe jam e lumtur për këtë.
Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo
vështirësi?
Hmmm....nuk e kam dëgjuar këtë shprehje...hhheheh, ajo
që di unë është që bukuria është efekt vetëm i fillimit, pra bën përshtypje
vetëm në minutat e para, pastaj janë të tjera virtyte që hyjnë në veprim dhe që
përcaktojnë të ardhmen e secilit!
Ju jeni një ndër personazhet VIP që privatësia e jetës iu është
prekur pak a shumë. Si jeni ndjerë, si mund ta shikoni sot këtë
situatë?
Po, mendoj që kjo dukuri nuk ka prekur vetëm jetën private
të artisteve shqiptare, por normalisht edhe të të gjithë personave publike të
huaj. Ky është një efekt gati i zakonshëm në fushën tonë, edhe pse shpesh
krijohen situata jo të këndshme. Është pjesë e punës sonë të jemi në qendër të
vëmendjes dhe njerëzit të kenë kuriozitet rreth jetës sonë private.
Për momentin, ç’të reja kemi nga dashuria e Rovenës?
Asgjë...heheh!
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Jam zakonisht
tolerante ndaj gabimeve.
Çfarë bën Rovena përtej skenës dhe jetës publike?
Gjithçka tjetër, pushoj, shëtis, punoj, luaj, shoqërohem me miqtë e
mi, argëtohem, blej (blej shumë...))), krijoj, marr, jap....jam njeri i
zakonshëm me të gjitha të mirat dhe të metat e mia. E dua jetën dhe natyrën, i
dua njerëzit e mi, e dua natyrën njerëzore dhe i besoj të mirës që ne njerëzit
mbartim në vetvete, prandaj jam pozitive dhe optimiste, kjo është energjia që më
shoqëron.
Cili është argëtimi juaj i preferuar orareve të pasdites apo i orëve
të para të mbrëmjes?
Varet se ku jam, se çfarë projektesh kam, por
në përgjithësi kam dëshirë të lexoj ose të merrem me sport në natyrë.
Ajo që më së paku vlerësojnë njerëzit te ti...
Këtë nuk e
di....sinqerisht!
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
I ndryshoj
këngët...heheh....
Çfarë ha zakonisht dhe cili është ushqimi më i preferuar? Çfarë pije
të pëlqen mbi të tjerat?
Ushqimi kinez! Më pëlqen të ha shëndetshëm
dhe të kombinoj forma të ndryshme ushqimi, por sa i përket pijeve, ajo ka vetëm
një emër: Coca Cola! (buzëqesh)
Çfarë makine ke?
Peugeot, e zezë.
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Nuk
pendohem zakonisht për të kaluarën, ashtu siç e thashë edhe më lart, shikoj
përpara dhe nëse një situatë përsëritet, dhe në të kaluarën nuk më ka pëlqyer
rezultati, atëherë sillem ndryshe, mundohem të përmirësoj vetveten.
Kë personazh të njohur shqiptar apo të huaj do të ftoje në një
mbrëmje?
Mimoza Ahmetin! Xavier Bardem!
Kë do donit të përqafonit tani?
Rovena: Universin!
Cilat janë angazhimet tuaja të para gjumit?
Ka shumë
….heheh...
Angazhimi nr.1: Shuarja e dritës kryesore dhe hapja e dritës mbi
komodinë.
Angazhimi nr.2: Marrja e librit të radhës në dorë.
Angazhimi
nr.3: Angazhimi për të lexuar së paku 50 faqe të librit.
Angazhimi nr.4:
Mbylla e dritës së komodinës.
Angazhimi nr.5: Rënia në gjumë të thellë deri
në mëngjes.
Në ç’orë e fikni dritën e abazhurit të
komodinës?
Zakonisht përpara se të fle...!

Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi