Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vaçe Zela, në një album të rrallë

Shko poshtë

Vaçe Zela, në një album të rrallë Empty Vaçe Zela, në një album të rrallë

Mesazh nga Vizitor Tue 6 Apr 2010 - 2:18

Vaçe Zela, në një album të rrallë
Vaçe Zela, në një album të rrallë U1_Vace-ZelaDikur ishte
përpjekja e një tekniku të jashtëzakonshëm të RTSH-së për të kthyer
zërin e Vaçe Zelës nga
regjistrimet e vjetra në ato stereo. Askush
nuk di të thotë sesi do të vazhdonte ky projekt. Por, ai mbeti vetëm me
pak këngë.

Në një projekt të fundit, është kompozitori
Gazmend Mullahi, që ka
shpluhurosur arkivat dhe që ka ndihmuar për
një krijimin e një albumi
retrospektiv, i cili do të prezantohet së
pari në Bazel të Zvicrës ku jeton prej
vitit 1991 Vaçe Zela.
Për
fat, së fundi, është iniciuar një album me plot 56 këngë të Vaçe Zelës,
marrë
nga fondet e Radio Tiranës. Është një ndihmesë e Ministrisë së
Kulturës,
ndërsa për fatin e keq të publikut, partia e parë do të
jetë sa për
dhurata.
Albumi do të titullohet "Larg dhe pranë
njerëzve" dhe janë këngë
ashtu siç janë regjistruar për herë të parë
që prej fillimit të karrierës në
vitet '60 e deri në festivalin e
fundit në RTSH. Motivimi i të gjithë
aktivitetit është i thjeshtë:
Dedikuar 70 vjetorit të këngëtares së njohur.
Albumi përmban 3CD, 2
me 19 këngë dhe 1 me 18. Për publikun e pasionuar do të
jenë që nga
këngët "Fëmija i parë" kompozim i Agim Krajkës, këngë që Vaçja e ka
kënduar
në vitin 1962 në Festivalin e Parë të Këngës, "E dua vendin tim",
"Djaloshi
dhe shiu", "Dritaren kërkoj", "Lumi Ebro", "Për ty o këngë",
"Manushaqja",
"Esperanca" këngë kubaneze kënduar po në vitin 1962 në shoqërinë e
kompleksit
ritmik, këngë nga filmi "Karmen", "Një zambak i bardhë në gur"
etj.
Me
këtë rast, përveç artit të madh të kësaj artisteje të rrallë do të kemi

dhe një pjesë të madhe të historisë së muzikës së lehtë shqiptare
Tish Daia,
Agim Krajka, Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Avni Mula,
Limoz Dizdari, Pjetër Gaci,
Aleksandër Peçi, Agim Prodani.
Këngëtarja
u lind më 7 prill të vitit 1939. Ajo realizoi një karrierë të
shkëlqyer,
që do të thoshte që Vaçe Zela të meritonte titullin "Artiste e
Popullit".
Që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin
1981,
kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë, ajo bëri një
prezantim
shumë serioz, duke u kthyer në mit të artit shqiptar, ku
në realitet në 26
festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë vendin e
parë.
Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i
Republikës
Bamir Topi i akordoi titullin "Nderi i Kombit". /NOA/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vaçe Zela, në një album të rrallë Empty Re: Vaçe Zela, në një album të rrallë

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 18:58

"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare". Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj të pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike. Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut tërëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi