Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelozia mes fëmijëve të rritur

Shko poshtë

Xhelozia mes fëmijëve të rritur Empty Xhelozia mes fëmijëve të rritur

Mesazh nga Vizitor Mon 5 Apr 2010 - 4:15

Xhelozia mes fëmijëve të rritur


Xhelozia mes fëmijëve të rritur GetAttachment

A keni dëgjuar ndonjëherë për
përbindëshin me sy të gjelbër, që quhet xhelozi? Ai pushton dhe njerëzit që
duhen shumë. Edhe motrën ndaj vëllait apo anasjelltas. Si mund t'i shmangni
zënkat që lindin mes fëmijëve tuaj.

Alketa Berzani, psikologe
Ndonjëherë vëllezërit dhe motrat janë xhelozë për njëri-tjetrin. Për
shembull, në qoftë se njëri shkon më mirë me mësime, sidomos nëse rezultatet e
tij janë më të larta, tjetri ndihet keq. E jo vetëm për këtë arsye, por dhe për
shumë e shumë të tjera, vëllezërit apo dhe motrat nuk shkojnë mirë me
njëri­tjetrin. Ky quhet rivalitet mes fëmijëve. Thënë ndryshe, konkurrencë. Kjo
është normale deri në njëfarë mase, por kur theksohet shumë mund të bëhet e
dëmshme, duke krijuar situata të pakëndshme në familje. Njerëzit që e duan
njëri­tjetrin mund të kenë zënka nganjëherë, por kur këto bëhen të shpeshta
situata bëhet e padurueshme për të gjithë.
Pak konkurrencë nuk ka asgjë të keqe. Nganjëherë mund t'i verë fëmijët në
pozita pune, pasi, nëse njëri është i zoti në bërjen e një gjëje, edhe tjetri do
të mundohet të bëhet i zoti për atë gjë. Nga ana tjetër, konkurrenca mund të
bëhet shkak i zënkave të shpeshta mes fëmijëve. Në shumicën e shoqërive në botë
vëllezërit dhe motrat rriten në të njëjtin ambient shtëpiak. Kjo afërsi mes tyre
shënjohet me zhvillimin e asociacioneve të forta emocionale. Gjithsesi, jo
gjithmonë në marrëdhëniet vëllezër /motra mund të krijohet një lloj afërsie,
veçanërisht mes atyre që kanë një diferencë në moshë prej 5 ose më shumë
vitesh.
Xhelozia mes fëmijëve të rritur Jealousy-3
Arbitrimi i marrëdhënieve vëllezër/motra nuk duhet t'ju bëjë të ligështoheni.
Por me pak fleksibilitet dhe më shumë mirëkuptim, mund të minimizoni dhimbjet e
kokës dhe të krijoni një ambient familjar më harmonik.
Mbani parasysh të ndiqni një rregull: vendosni argumentet tuaja, pa përdorur
goditjet, dëmtimin e gjërave që u përkasin fëmijëve ose thirrjen në emër të
fajtorit. Sa më shumë të ndërhyni, aq më shpesh do të thirreni për të ndërhyrë.
Kur është e mundur, rrini jashtë mosmarrëveshjeve ndërmjet fëmijëve tuaj për, sa
kohë këto mosmarrëveshje mbeten verbale. Fëmijët nuk mund të vazhdojnë jetën e
tyre, duke pasur nga pas një arbitër që të zgjidhë ndryshimet mes tyre. Duke
diskutuar me vëllezërit/motrat dhe bashkëmoshatarët, fëmijët do të mësojnë të
negociojnë me të tjerët dhe të ecin me këmbë në tokë.
Të gjithë fëmijët ndihen xhelozë nganjëherë, por edukatorët mund të ndikojë
në këto ndjenja. Mos u ndjeni të habitur kur shihni se fëmija juaj më i madh
pickon më të voglin ose e përqafon atë duke e shtrënguar fort. Ndërkohë që është
e vështirë të bëhesh dëshmitar i agresionit të fëmijës më të madh ndaj më të
voglit, duhet të kuptoni se kjo është një mënyrë e zakonshme që përdorin ata për
të nxjerrë jashtë zemërimin e tyre.
Mundohuni të shmangni që fëmijët të sjellin tek ju zënkat e tyre. Kujtojini
se ata duhet t'i zgjidhin ato vetë. Në qoftë se diskutimi bëhet i bezdisshëm ose
ju pengon të mendoni, shkoni tek fëmijët tuaj dhe thojuni: "nuk dua t'ju dëgjoj
duke u zënë. Ju lutem, zgjidhini problemet tuaja me qetësi ose gjeni një vend
tjetër për t'u zënë!". Në qoftë se ata vazhdojnë të diskutojnë me zë të lartë,
çojini në dhoma të veçanta.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi