Chelsea rimerr kreun
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Chelsea rimerr kreun
Chelsea rimerr kreun
Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, është
mposhtur me rezultat 2-1 në Old Trafford nga rivali i drejtpërdrejtë për
titull, Chelsea.Blutë kontrolluan ndeshjen në pjesën më të
madhe dhe patëm raste më të mira shënimi se Djajtë e Kuq, që ishin në
mungesë të golashënuesit kryesor, Wayne Rooney.
Chelsea kaloi në epërsi të merituar që në pjesë të parë me anë të Joe
Cole. Një depërtim i mirë nga ana e Florent Malouda dhe një asistim i
tij nga e majta u dërgua në rrjetën e portierin Edvin van der Sar nga
Cole pas 20 minutash lojë.
Pavarësisht rasteve, rezultati nuk ndryshoi deri në 10 minutat e
fundit të ndeshjes kur blutë e dyfishuan epërsinë me anë të një goli nga
pozita jashtë loje, i shënuar nga Didier Drogba (79’).
Drogba duke festuar golin e
25-të në Ligën Premier këtë sezon (Foto: Reuters)
Por nuk vonoi shumë dhe vendasit ngushtuan epërsinë me anë të një
goli të shënuar nga i riu italian Federico Macheda. Pas një harkimi të
Nanit dhe dëbimi nga portieri Peter Cech, topi goditet në gjoksin e
Macheda dhe duke prekur edhe dorën e lojtarit përfundon në rrjetën e
mysafirëve (81’).
Momenti i shënimit të golit
nga Federico Macheda (Foto: Reuters)
Dimitar Berbatov pati një rast të barazojë rezultatin në minutat
shtesë, por bullgari e keqpërdori atë, siç bëri edhe në disa raste më
herët.
Me tre pikët e sotme Chelsea pozicionohet në krye të tabelës me 74
pikë, dy më shumë se United që zbret në pozitën e dytë. Kandidati tjetër
për titull, Arsenali, tash mbetet gjashtë pikë prapa kreut (68), por ka
rastin ta ngushtojë në tre, kur më vonë pret në Emirates ekipin Wolves.
/Telegrafi/

Inamso87- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 730
Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : TETOVË, FYROM
Similar topics
» Bayerni merr kreun
» Britney Spears afër të marrë kreun
» Shtyhet ceremonia në Kosovë për kreun e kishës serbe
» Deco dëshiron të largohet nga Chelsea
» United, City e Chelsea interesohen për Ibran
» Britney Spears afër të marrë kreun
» Shtyhet ceremonia në Kosovë për kreun e kishës serbe
» Deco dëshiron të largohet nga Chelsea
» United, City e Chelsea interesohen për Ibran
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi