Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cana e Behrami promovojnë Kosovën në Premiership

Shko poshtë

Cana e Behrami promovojnë Kosovën në Premiership Empty Cana e Behrami promovojnë Kosovën në Premiership

Mesazh nga Miri Sat 3 Apr 2010 - 1:50

Cana e Behrami promovojnë Kosovën në Premiership Cana-kombetarja
Nuk
do të jetë thjesht një derbi shqiptar në Premiership. Sfida e 10
prillit në stadiumin “Apton Park”, ndërmjet Uest Hemit të Valon
Behramit dhe Sandërlendit të Lorik Canës, do të shërbejë për të
reklamuar Kosovën.

Shteti
më i ri në botë, i cili shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, ende nuk
gëzon mbështetjen dhe njohjen e të gjitha vendeve të tjera. Kjo është
arsyeja përse në takimin e javës së 34-t të kampionatit elitar në Angli
do të paraqitet një reklamë promovuese: në impiantin e klubit në lindje
të Londrës është rezervuar një hapësirë ku do të shkruhet “Kosovo, the
young europeans”. Lajmin e bën të ditur e përditshmja
“Express”, ndërsa gjithçka konfirmohet nga Ekrem Tahiri, drejtori i
“PR-Solutions”, kompanisë së marketingut, e cila është partnere e
kompanisë izraelite për Kosovën, “Saatchi & Saatchi”. Marrëveshja
për reklamën me menaxhuesit e stadiumit “Apton Park” ka përfunduar. “Në
reklamat e stadiumit të Uest Hemit, për pesë-gjashtë minuta do të
shfaqet edhe logoja ‘Kosovo, the young europeans’”, konfirmoi Tahiri.
“Kemi punuar shumë gjatë rreth realizimit të kësaj ideje. Fillimisht
kemi pasur vështirësi, sepse nuk ka pasur vend për reklamën tonë, por
patëm fat që ishte liruar një vend, të cilin e shfrytëzuam”. Ai
deklaroi se Federata Angleze e Futbollit – shtet, i cili ka qenë ndër
të parët që mbështeti Kosovën - nuk do ta pengojë realizimin e kësaj
reklame. “E gjithë kjo çështje nuk ka të bëjë me politikën dhe me
federatën angleze. Ashtu si edhe shtetet e tjera, që promovojnë
veten e tyre, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe ne. ‘Apton Park’ si
stadium e ka pranuar ofertën dhe kanë arritur marrëveshje me partnerin
tonë ‘Saatchi & Saatchi’; reklama do të shfaqet pikërisht në
ndeshjen me Sandërlendin”, pohoi Tahiri. Lorik Cana dhe Valon Behrami
kanë pranuar ta mbështesin idenë, duke veshur nga një fanellë me logon
“Kosovo, the young europeans”. Ndërkohë, Tahiri bëri të ditur se
synohej që reklama e financiar nga qeveria e Kosovës të paraqitej edhe
gjatë “El Clasicos” në “Santiago Bernabeu”, ndërmjet Realit të Madridit
dhe Barcelonës, por për këtë ndeshje të gjitha hapësirat ishin të zëna.
Miri
Miri
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1299
 <b>Piket</b> Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi