Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria kalon rubikonin fetar

Shko poshtë

Dashuria kalon rubikonin fetar Empty Dashuria kalon rubikonin fetar

Mesazh nga Vizitor Fri 2 Apr 2010 - 22:52

Dashuria kalon rubikonin fetar

Dashuria kalon rubikonin fetar 209V. H. nga Prishtina, para 10 vjetësh, është martuar me një
mashkull të besimit katolik, ndërsa ajo i ka takuar besimit islam. Një vendim të
tillë ajo e ka marrë pa pëlqimin e familjes. “Unë jam martuar në moshën
19-vjeçare. Në fillim nuk e kam ditur që i dashuri im i takon fesë tjetër, por
një gjë të tillë e kam kuptuar pasi jam dashuruar në të. Familja ime ka qenë
kategorike kundër kësaj martese, por unë vetëm kisha vendosur që të martohem. Si
rezultat i martesës sime, vite me radhë, familja nuk më ka pranuar në shtëpi”,
rrëfen historinë e saj ajo. V. H. thotë se i ka tre fëmijë dhe besimet e
ndryshme fetare nuk e kanë penguar atë që të kenë një jetë të lumtur. “Burri im
asnjëherë nuk më ka penguar t’i festoj kremtet e fesë sime, mirëpo edhe unë kam
pasur mirëkuptim në këtë drejtim. Ndërkaq, sa u përket fëmijëve, ajo thotë se dy
vajzat mbajnë emra internacionalë, kurse fëmija i vogël ka emër mysliman”,
thekson ajo. Rastet e martesave ndërfetare nuk janë të pakta në Kosovë, edhe pse
familjet e të dyja besimeve vështirë e pranojnë një realitet të tillë.

Feja islame i ndalon këto martesa
Po ashtu, feja myslimane e ndalon femrën
që të martohet me një mashkull të besimit tjetër, kurse mashkullit ia lejon ta
bëjë një martesë të tillë. “Feja islame i lejon pjesërisht martesat ndërfetare,
sikur që edhe i ndalon pjesërisht, kur themi këtë, nënkuptojmë se kërkon sqarim
të domosdoshëm. Feja islame vendos ligje të veçanta për mashkullin dhe të tjera
për femrën. Dy gjinitë kanë specifikat e tyre, prandaj, për hir të kësaj, hasim
në ligje të veçanta të Sheriatit’’, bën të ditur Fitim Flugaj, zyrtar në
Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Ai ka sqaruar se feja islame e lejon
martesën e mashkullit mysliman me femrën e krishterë, qoftë ajo ortodokse,
katolike ose protestante dhe me femër hebreje, por e ndalon të martohet me
ithtarë të besimeve të sajuara nga njerëzit, me ato pagane dhe ateiste.
Përderisa nuk e lejon femrën myslimane të martohet me asnjë mashkull të besimeve
të tjera. Arsyeja pse feja islame e ndalon femrën të martohet me të krishterë
apo të besimeve të tjera, siç thekson Flugaj, bëhet për shkak se as të
krishterët e as hebrenjtë nuk e njohin zyrtarisht fenë islame si fe hyjnore, të
shpallur nga Zoti.
Myslimanët i njohin
besimet e tjera fetare
si fe hyjnore
“Përderisa
ne myslimanët e njohim edhe krishterimin e edhe hebraizmin si fe me bazë hyjnore
dhe kemi detyrime ligjore në fenë islame që t’i respektojmë të drejtat e tyre
fetare dhe humane, ato nuk i njohin të drejtat e besimtarëve myslimanë. Ky është
edhe burimi i sulmeve të vazhdueshme nga ana e hebrenjve dhe të krishterëve
kundër myslimanëve”, thotë ai. Flugaj nënvizon faktin se femra e krishtere ose
çifute i gëzon të gjitha të drejtat fetare e njerëzore te burri mysliman dhe e
kundërta nuk mund të ndodhë, prandaj ndalohet martesa e femrës myslimane me një
pjesëtar të besimeve të tjera. Kurse mashkullit mysliman i lejohet të martohet
vetëm me të krishtere dhe hebreje dhe ai është i detyruar që ta shoqërojë deri
në hyrje të kishës ose sinagogës bashkëshorten e tij. Feja islame preferon
martesa brendapërbrenda komunitetit mysliman, duke apeluar për respekt ndaj
besimtarëve të besimeve të tjera. Mirëpo, nëse burri konvertohet në fe tjetër,
fëmija, kur ta arrijë moshën e pjekurisë, është i lirë të zgjedhë besimin.
Për shkak të dashurisë, konvertohet në fe tjetër!
Në anën tjetër, N. N.
nga rajoni i Vitisë, është konvertuar nga feja islame në atë katolike. Një
vendim të tillë ai e ka bërë për hir të dashurisë. “E dashura ime i ka takuar
besimit të krishterë dhe familja e saj nuk e ka lejuar atë që të martohet me
mua, pikërisht për shkak se i kam takuar besimit islam. Shi për këtë, kam qenë i
obliguar që të konvertohem në të krishterë”, ka thënë ai. Ai ka sqaruar se
familja e tij nuk e ka pranuar vendimin e tij dhe tash e disa vite jeton i ndarë
nga familja, vetëm me gruan dhe fëmijët e tij. Përveç konvertimit, ai e ka
ndërruar edhe emrin. Sociologët thonë se martesat ndërfetare janë martesa të
zakonshme dhe të tilla kanë ndodhur edhe më herët. Ilir Rexha, sociolog, thotë
se kjo dukuri është më e theksuar sidomos në dekadën e fundit, me ardhjen e
ndërkombëtarëve tek ne. Me martesat ndërfetare, asnjëri prind nuk duhet t’ia
imponojë fëmijës të tyre se në cilën fe të orientohen, pasi ata duhet të
zgjedhin vetë. Sociologu Rexha ka nënvizuar faktin se tek familjet patriarkale,
martesat e tilla janë të papranueshme, por me modernizimin e jetesës këto
çështje tabu do të tejkalohen.
Ndërkaq, Resul Rexhepi nga BIK-u, profesor,
thotë se e drejta e Sheriatit, çështjen e martesës e ka elaboruar deri në
detaje. Sipas tij, myslimanit i lejohet martesa me femrën e po së njëjtës fe
(pra islame) dhe me femrat ithtare të Librave të shpallur nga Allahu. Ndërkaq,
femra myslimane ka të drejtë të martohet me mashkullin mysliman, por jo edhe me
ithtarë të feve të tjera, cilado qoftë ajo. Ai ka sqaruar se feja islame e
ndalon konvertimin nga islami në cilëndo fe tjetër dhe nuk e ndalon pranimin e
fesë islame nga fe të tjera sa kohë që kjo bëhet me vetëdëshirë. Ndërkaq, nëse
dy prindërit u takojnë feve të ndryshme, atëherë fëmija, para moshës së
pjekurisë, përgjegjësinë e ka të kufizuar, ndërkaq pas kësaj moshe është
përgjegjës për veprat e tij dhe rrjedhimisht është i lirë të zgjedhë se cilës fe
do t’i përkasë, duke qenë gjithmonë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart”, ka
thënë Rexhepi.
Martesat ndërfetare, pjesë e globalizimit
Don Alber Jakaj, sekretar i
Ipeshkvisë së Kosovës, ka theksuar se kohëve të fundit martesat e përziera janë
rritur shumë në të gjitha vendet perëndimore. Po ashtu, dita-ditës, edhe në
Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare ky fenomen po merr përmasa si pjesë e
globalizmit.
Sipas tij, vënia kurorë dhe hyrja në martesë e një katoliku me
një jokatolik, madje edhe jo i pagëzuar, gjatë historisë së Kishës ka qenë
gjithmonë “pyetje e ndjeshme”. Martesat e bëra ndërmjet një të krishteri katolik
me një person të religjionit tjetër, quhen “martesa ndërfetare” (apo të
përziera).
“Ndryshimi i feve ndërmjet bashkëshortëve nuk përbën një pengesë
të pakapërcyeshme, atëherë kur secili prej tyre arrin të bëjë të përbashkët atë
që secili ka marrë në bashkësinë e vet ndaj Krishtit. Por, vështirësitë e
martesave të përziera nuk duhet të nënvleftësohen. Ato burojnë nga fakti që
ndarja e të krishterëve ende nuk është e kapërcyer. Dallimet në fe, por edhe në
mendësitë fetare të ndryshme, mund të përbëjnë një burim tensionesh në martesë,
sidomos në lidhje me edukimin e fëmijëve. Atëherë mund të paraqitet një tundim:
indiferenca ndaj fesë”. (KKK, 1634) ka sqaruar Jakaj.
Martesat ndërfetare – jostabile
Siç u shpreh Don Jakaj, martesa të tilla
nuk janë stabile dhe të forta, pasi ato më lehtë shkatërrohen, por edhe për
shkak të një të kuptuari më të ndryshëm të pazgjidhshmërisë së martesës që e
mbështet dhe e mëson si mësim të saj Kisha Katolike. “Për këtë arsye, mund të
themi se nuk është i paarsyeshëm dhe i paargumentuar qëndrimi i ashpër kishtar
ndaj martesave të përziera, aq më tepër ndaj martesave të katolikëve me jo të
krishterë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi