Shitet, dhunohet dhe burgoset!
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Shitet, dhunohet dhe burgoset!
Shitet, dhunohet dhe burgoset!
Kabul – E fejuar me një burrë të moshuar, i cili i kishte ofruar 5.000
dollarë babait të saj, por e dashuruar në një djalë me të cilin kishte
kontaktuar me telefon, një vajzë 16-vjeçare afgane është tërhequr zvarrë para
një gjykate që e shpalli atë fajtore për ikje nga shtëpia.
“Isha e fejuar me një të moshuar dhe nuk isha e lumtur. Ai ngjyroste mjekrën
e tij në të zezë”, tha vajza, emri i të cilës nuk bën të përmendet për shkak të
ligjeve për të miturit.
Tani shtatzënë, ajo tha se nuk e di se kush është babai i bebes, duke shtuar
se kishte fjetur edhe me djalin në të cilin ishte e dashuruar, edhe me burrin me
të cilin ishte e fejuar. Ajo gjithashtu theksoi se ishte dhunuar në burg para se
të transferohej në Kabul. Tregimi tmerrues i vajzës adoleshente ofron një
pasqyrim të gjendjes së sistemit gjyqësor afgan dhe thekson detyrën e vështirë
përpara teksa presidenti amerikan, Barack Obama, bën thirrje për përmirësimin e
sundimit të ligjit për të barazuar arritjet ushtarake në vend.
Situatë e pafavorshme
Obama ka dërguar edhe nja 30.000 trupa amerikane shtesë në Afganistan për të
luftuar talebanët kryengritës, por zyrtarët po ashtu vlerësojnë se progresi në
çështjet shoqërore, si korrupsioni, qeverisja dhe drejtësia do të jenë
thelbësore për sjellje të stabilitetit në vend.
”Kam parë shtrembërime në gjykatë”, tha Kimberly Motley, avokate amerikane e
cila ka intervistuar 348 të arrestuar, gjykatës dhe të tjerë për një raport për
sistemin e gjykimit të të miturve, dhe e cila përfaqëson edhe vajzën shtatzënë
afgane në përpjekje për ta liruar.
”Kam parë fëmijë që as nuk janë sjellë në gjykatë për seancën e tyre. Kam
parë seanca pa ndonjë dëshmitar, seanca pa ndonjë dëshmi. Vendimi gjithmonë
është - fajtor”, tha ajo.
Vajzat e reja zakonisht kalojnë më së keqi brenda sistemit, tha ajo. Në një
shoqëri shumë konservatore myslimane, ku femrave u mohohej arsimimi gjatë
sundimit të talebanëve, çdo veprim, që nga përpjekja për t’i ikur një martese të
detyruar, e deri te ecja në rrugë përkrah një djali i cili nuk është i afërm i
vajzës, mund të bëjë që ato të shkojnë në burg.
Rreth gjyma e vajzave të reja të mbyllura në qendrat afgane të burgimit
akuzohen për “krime morale”, siç janë ikja nga shtëpia dhe tradhtia
bashkëshortore, theksoi Motley.
Edhe
pse
ligji afgan në mënyrë specifike nuk thekson se krimet morale si ikja nuk janë
ilegale, gjykatësit shpesh përdorin Nenin 130 që u lejon gjykatave të “vendosin
në atë mënyrë që e realizon drejtësinë në mënyrën më të mirë” kur përballen me
një çështje për të cilat ligjet e tjera nuk kanë paraparë zgjidhje. “Kjo hap
derën për të gjitha gjërat”, tha Francesco Ponzoni, këshilltar ligjor i
“Bashkëpunimit Italian”, krah i ambasadës italiane.
“Kam gabuar”
Përveç “krimit moral”, 30 për qind e vajzave burgosen me akuza për vrasje,
ndonëse kjo shpesh ndodh edhe nga pjesëmarrja në krim – mund të kenë qenë të
pranishme kur dikush ka kryer një vrasje, tha Motley. Të tjerat burgosen me
akuza më të lehta, sikurse vjedhja.
Ngase femrat afgane – posaçërisht ato në zonat rurale – mësohen të luajnë një
rol pasiv në publik, gjasat janë edhe më të pakta për vajzat e reja kur
paraqiten në sallë të gjyqit.
“Për shkak të kulturës, ato gjenden në një situatë të pafavorshme”, tha
Motley. “Nëse ato flasin, duken sikur po bien ndesh me parimet. Nëse nuk flasin,
është një pranim i fajit”.
Afganistani besohet të ketë 30 qendra të burgimit të të miturve, me rreth 600
të burgosur, por numri i tyre me gjasë është afër 1.000, nëse numërohen edhe
djemtë të cilët gabimisht vlerësohen se janë mbi 18 vjeç dhe nëse numërohen edhe
qendrat jozyrtare”, tha Motley.
“Bashkëpunimi Italian” po bën shtytje për alternativa ndaj burgimit të
zakonshëm për të miturit dhe ka financuar ndërtimin e një qendre “të hapur” në
Kabul, ku të burgosurit lejohen të shkojnë në shkollë apo të punojnë gjatë
ditës. Megjithatë, vetëm nja 10 fëmijë janë aktualisht në qendrën e hapur, e
cila pengohet nga hezitimi i gjykatësve për t’i çuar ata atje dhe nga transporti
i kufizuar për t’i nxjerrë fëmijët jashtë dhe për t’i kthyer prapa.
Në qendrën e mbyllur të burgimit në Kabul, muret e larta prej betoni dhe
telat me gjemba prapsin afganët e rinj nga bota e jashtme, duke i nxitur të
burgosurit kureshtarë të afrohen pranë xhamave me grila kur arrijnë vizitorë. Në
sektorin e femrave, një dhomë me stole, me një makinë për thurje të qilimave e
me disa makina për qepje shërben si klasë mësimi.
Një grup vajzash të mbyllura në një dhomë plot krevate marinarësh me mbuloja
të kuqe ngrihen në këmbë menjëherë kur hapen dyert e mëdha të zeza. Disa duken
të frikuara.
”Kam gabuar”, tha një vajzë me shami në kokë kur u pyet se si kishte
përfunduar aty.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Laç, dhunohet ekipi i Top Channel
» Google, dhunohet sistemi i fjalëkalimeve
» Shitet lista e Oskar Shindler
» Diamanti blu thyen rekordin, shitet 6.4 mln dollarë
» Romë, shitet apartament 5 metra katrorë
» Google, dhunohet sistemi i fjalëkalimeve
» Shitet lista e Oskar Shindler
» Diamanti blu thyen rekordin, shitet 6.4 mln dollarë
» Romë, shitet apartament 5 metra katrorë
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi