Leku shqiptar ndër vite
Leku shqiptar ndër vite
Asgjë nuk zhduket,
gjithçka shndërrohet. E teksa metamorfoza e sendeve të tjera ka shpesh
një itinerar të panjohur, për monedhat, paratë, mjetin më të përhapur të
shkëmbimit, çdo shndërrim është një gjurmë në histori.
Në Bankën Kombëtare të Shqipërise në
një dhomë të posacme prej kohësh ruhen metalet dhe kartmonedhat
shqiptare. Në këtë ambient githcka është sekret. Askush nuk lejohet të
filmojë apo të shuajë kureshtjen më shumë sec duhet.
Paraja
gjithmonë është parë si vlerë shkëmbimi. Për Nikollaq Xharon
koleksionist dhe specialist ato kanë edhe vlera numizmatike.
“Mbas
shpalljes së pavarësisë filloi emetimi i kartmonedhave sepse monedhat
ishte e veshtirë të prodhoheshin”, thotë Nikollaqi.
Historia e
monedhës shqiptare daton në vitin 1926. Në këtë kohe lindi kartmonedha e
parë kombëtare me vlerë 5 lekë baraz me një frang ari.
“Shqiponja
ishte me një kokë dhe pasi u emetua pati protesta të cilat detyruan
këto emetime të mblidhen”, tregon Nikollaqi.
Në këtë kohë të
lavdishme për monedhën shqiptare dhe vlerën e saj të lartë, deri në 1939
në treg qarkulluan franga ari.
Specialistët thonë se leku i
është përshtatur ndryshimeve historike. Pas pushtimit italian në treg
nisën të qarkullojnë monedha me portretin e Viktor Emanuelit të tretë.
“Ndryshimi
midis periudhës së republikës dhe mbretërisë është se emërtimi nuk
është me franga ari, por me franga”, shpjegon Nikollaqi.
Përqafimi
nga Shqipëria i sistemit socialist, solli një erë të re në emetimin e
lekut. Objektet që dominojnë në këtë periudhë i referoheshin rindërtimit
të vendit pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore.
“Nga 29
nëntori 1944 deri në 1 maj në 45 kishim kartmonedhat e kohës së Zogut,
më pas doli seria e parë me emërtimin ‘lek’”, thotë Nikollaqi.
Ndryshmi
i sistemit solli edhe emetimin e lekëve të rinj. Tashmë këto imazhe u
zëvendësuan me figura të njohura të kombit tonë si Ismail Qemali, Naim
Frashëri, Skënderbeu e kështu me rradhë.
Në 84 vitet e historisë
së parasë shqiptare ndryshime pësuan edhe elementet e sigurisë apo
përmasat.
“Kartmonedhat e periudhës së Zogut kanë në pjesën e
sigurisë një portret të Skënderbeut, ndërsa në periudhën e pushtimit
italian, portreti i Viktor Emanuelit, ndërsa pas clirimit kishin një
PKSH”, rrëfen Nikollaqi.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Letërsia Arvanitase ndër vite.
» Kush esht me i rendesishem Miku apo Leku?
» Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt
» Adelina dhe Geti ndër dhjetë artistët më me influencë në Shqipëri
» Hightech” i Elvana Gjatës ndër klipet më të mira të festivalt
» Kush esht me i rendesishem Miku apo Leku?
» Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt
» Adelina dhe Geti ndër dhjetë artistët më me influencë në Shqipëri
» Hightech” i Elvana Gjatës ndër klipet më të mira të festivalt
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi