Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Internet patriotik

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Internet patriotik Empty Internet patriotik

Mesazh nga Geri Mon 22 Mar 2010 - 10:00

Internet patriotik Domain
Mirësevini në
Shqipërinë virtuale! Një faqe interneti është përveç të tjerash edhe një
pasaportë. Përmes mbaresës së saj mund të kuptohet vendi i saj i
origjinës. Sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare, çdo vend i botës, ka
kodin e vet me të cilin identifikon faqet e internetit që hapen për
llogari të individëve të vet.

Si në të gjithë botën, Shqipëria
gëzon të drejtën për t’u përfaqësuar me siglën e saj në internet, të
drejtë ekskluzive të cilën e gëzon prej 1992-shit. Sot, i vetmi
autoritet që mundëson licensimin është Institucioni i Komunikimeve
Elektronike dhe Postare.

“Simboli.al ka filluar të administrohet
në 2008 prej AKEP. Më parë ne thjesht mbanim të dhënat, pasi pajisjet
ishin në Universitetin e Pisa-s në Itali dhe regjistrimi bëhej në
bashkëpunim me Inima-n”, shprehet Gazmir Isakaj.

Domein-i, kjo
seri karakteresh alfanumerike, që shërben për adresimin, përfaqësimin e
një faqe interneti, përbën një lloj aseti për zotëruesit, por vetëm
institucionet, personat juridikë, fizikë apo tregëtarë kanë të drejtën e
mbajtjes së domeinit të tyre, simbolin “.al”.

Gjithcka
menaxhohet në disa servera, të cilët ruhen në një dhomë të zakonshme
brenda autoritetit përkatës, e ku jo cdokush ka të drejtën e njohjes dhe
ndërhyrjes në informacion. Po ashtu edhe për të dhënat e
“test”-domeinit që kemi kërkuar. Pas verifikimit, Adiatrik Allamani do
të procedojë regjistrimin e domeinit të kërkuar me “.al”.

“Në
momentin që kryhet pagesa fillon procedura e regjistrimit”, thotë
Allamani.

Domeinet të cilët mbajnë simbolin e shtetit shqiptar
nuk janë më shumë se 2100. Drejtori i kabinetit pranë Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike, Gazmir Isakaj thotë se shumë shpejt këtë
mundësi do ta ketë çdo person.

“Së shpejt me liberalizimin, cdo
person do të ketë të drejtën e sigurimit të një domeini.al”, thotë
Gazmiri.

“Vetëm ne mund ta hapim një domein. Me liberalizimin do
të licensohen disa agjenci për të shitur domeine”, tregon Barjoni.

Një
erë e re pritet pra të përshkojë botën shqipfolëse të internetit. Nuk
do të jenë më kodet komerciale.com apo ato të shteteve të tjera që do të
përmbledhin pasurinë shqiptare në faqe interneti. Siç premtojnë
autoritetet, së shpejti kushdo do të mund ta shprehë patriotizmin e vet
edhe përmes kodit të internetit.

“Me liberalizmin e domeineve cdo
subjekt apo person juridik, mund të përdorë cdo lloj emri. Do të ketë
një listë emrash të ndaluar dhe të rezervuar, të cilët do të
përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur. Përgjegjësia për cdo aplikim
emri i takon subjektit”, tregon Bajroni.

Dhe teksa teknikët
parashikojnë një dyndje të vërtetë për të marrë gjithsecili emrin e vet
me mbaresën “.al”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi