Mer fund lidhja e Stine me vajzen e Rita LATI
2 posters
:: Zona e Argetimit :: Thashetheme
Faqja 1 e 1
Mer fund lidhja e Stine me vajzen e Rita LATI
Nuk i pëlqen të flasë për
jetën private, por thashethemet tashmë kanë nisur
të qarkullojnë. Stine është ndarë nga e
dashura e tij prej tre vitesh, Roza Lati, vajza bionde e aktores
së njohur të humorit, Rita Lati. Kantautori 27- vjeçar
nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim në lidhje me
arsyet e ndarjes, ndërkohë që thjesht ka konfirmuar
për “Panorama Plus” këtë fakt, që sipas
tij “ka ndodhur para dy muajsh, dhe që nuk do të
ketë më kthim mbrapa”. Ai nuk ka pranuar të
japë sqarime, lidhur me thashethemet që nuk bëhet
fjalë aspak për një ndarje nga ato të zakonshmet,
por me shumë inat.Thuhet se Roza, ka krijuar një tjetër
lidhje, pasi është parë të shoqërohet me
një tjetër djalë. Ndërkohë Stine
është parë në shoqërinë e një vajze
simpatike, pikërisht të këngëtares së re,
Ronela Hajati, e zbuluar si e tillë nga “Akademia e
Yjeve” në TV Klan.
Vetë Stine e ka mohuar këtë
fakt. E vetmja gjë që ai ka shprehur është se
gjatë kësaj kohe është marrë vetëm me
koncerte dhe krijimtari muzikore, ndërsa është duke
përfunduar albumin e tij të ri, që do të jetë
i treti pas tri vitesh mungesë. Gjithashtu sapo ka përfunduar
kompozimet për “Top Fest 6” me muzikë Soul, R and
B apo eksperimentale. Përsa i përket lidhjes së tij me
Rozën, para pak muajsh para se të ndahej ai pohoi në
një intervistë për “Panorama Plus”, se
në fakt kjo kishte qenë lidhja e tij më e gjatë e
dashurisë që kishte jetuar ndonjëherë. Tashmë
nuk dihet se ç’do të ndodhë mes tij dhe
Ronelës, e cila merret me muzikë, ndryshe nga Roza që
ishte larg botës e penguar edhe nga e ëma. Hera e fundit
që Stine dhe Roza janë fotografuar bashkë në
publik, ka qenë nata e vitit të Ri 2008, kur paparaci
ynë i fotografoi në një nga lokalet më të
njohura të natës. Më shumë sesa Roza në krah,
ai u fotografua për ndryshimin drastik të look-ut, pasi
kishte shkurtuar flokët e gjatë që prej vitesh e
identifikonin si artist. Pas tre vitesh, që është kthyer
nga Gjermania, ka hyrë në tregun e muzikës me stilin e
tij të veçantë në të kënduar,
kërcyer, natyrën shumë të zhdërvjellët
në skenë dhe flokët gërsheta. Ka pohuar se
tashmë ka ndryshuar dhe stilin e jetës. I pëlqen më
shumë të mbyllet në studion e tij S.T.I.N.E Records e
të krijojë muzikë, sesa të dalë me orë
të tëra dhe të shpenzojë kohë me shokët.
Vendosi për të ndryshuar “look”, pak ditë
para mbylljes së vitit 2008, për të nisur një vit
ndryshe atë 2009, në studion e tij ku po punon për
këngët e reja. Nuk dihet nëse, një nga
këngët e tij do t’i kushtohet lidhjes 3-vjeçare
me Rozën.

Re: Mer fund lidhja e Stine me vajzen e Rita LATI
ok po jap dhe une nje informacion meqe stinen ndryshe ernestin e njoh personalisht ...
ehste e vertet ajo cka geri ka thene me lart dhe po ashtu qe ai del me ronela hajatin e kane zyrtarizuar lidhjen po se sa do zgjase si dihet ...
gjthsh me dt 12 dhe 13 ai eshte ne zvicer per nje koncert ne qytetin rinora dhe insomia laosane...i urojme suksese nestit ne zvicer dhe ne shume vende te tjt ku ai eshte i ftuar per te dhene koncerte ...

Tea- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 278
Piket : 291
Regjistruar : 21/05/2009
:: Zona e Argetimit :: Thashetheme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi