Hapja e kutive, protestat e socialistëve rifillojnë nga Ruzhdia
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1

Degët në rrethe bëhen gati. Presin nga qendra të përcaktohet data
dhe detajet
Protestat e socialistëve do të nisin nga Ruzhdia, fshati që është bërë tashmë simboli i problemeve të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Burime të degës së Partisë Socialiste në Fier bëjnë të ditur se protestat popullore do të nisin pikërisht nga fshati i vogël i
Mallakastrës së butë që zëvendësoi denjësisht Dushkun në fjalorin
politik.
Edhe pse kreu i grupit të deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi, është
shprehur për gazetën “Shqip” se akoma nuk janë mbledhur strukturat e
PSSH-së për të vendosur nisjen e protestave, ai la të kuptohet se një
start i mundshëm i reagimit popullor, organizuar nga PS, mund të jetë
pikërisht Ruzhdia dhe më pas padyshim Fieri.
Ndërkohë, kryetari i PS-së për qytetin e Fierit, Arjon Muçaj tha se
“Javën e ardhshme thuhet që do të nisin protestat. Ne kemi mbledhur
strukturat si në qytet dhe në shkallë rrethi e qarku e padyshim ato i
kemi njohur me situatën dhe rrjedhojën e pritshme, që janë protestat
popullore”. Muçaj tha se protestat mund të organizohen njëkohësisht në
të gjithë vendin. “Javën e ardhshme besohet se protestat do të nisin në
disa qytete njëkohësisht, me qëllim që t’i tregohet Kryeministrit
ilegjitim se nuk e ka merituar qeverisjen”.
Nga ana tjetër, Gramoz Ruçi, i cili ka kryesuar edhe fushatën
zgjedhore në Qarkun e Fierit tha se këto ditë pritet mbledhja e
Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe më pas do të ketë një
skenar përfundimtar për hapat që do të ndjekë kjo parti.
Nga ana tjetër, anëtarësia e PS-së në Fier që pas publikimit të
hetimit për kutitë e Ruzhdies përditë u drejtohet zyrave të degës
lokale, për të marrë direktivat.
Edhe dega e Partisë Socialiste në Korçë ka nisur përgatitjet për
protesta. Burime zyrtare nga dega e PS në këtë qytet bënë të ditur dje
se po bëhen përgatitjet e duhura për organizimin e protestave të cilat
parashikohen të mbledhin një numër të madh qytetarësh krahas
përfaqësuesve politikë të kësaj force. Krerët e PS-së së Korçës
pretendojnë të mbledhin më shumë njerëz në sheshe, sepse sipas tyre,
protesta do nuk do të fokusohet vetëm në kërkesat që ka aktualisht
opozita ndaj qeverisë në aspektin politik, por do të zgjerohet në një
gamë të gjerë problemesh. Sipas të dhënave nga dega e Partisë
Socialiste, protestat kundër qeverisë do të përfshijnë çështje të krizës
ekonomike, të varfërisë, arsimit, shëndetësisë dhe problemeve sociale
që po kalon sot vendi. Edhe pse nuk ka një datë të paracaktuar për këto
protesta nga ana e strukturave dhe krerëve të kësaj partie në degë
konfirmohet se së shpejti do të ketë një organizim masiv që do të
fokusohet jo vetëm në politikën e ditës, por përtej kësaj në çështjet më
të prekshme për qytetarët.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi