Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja e re e shqiptarit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Feja e re e shqiptarit Empty Feja e re e shqiptarit

Mesazh nga Geri Sat 20 Mar 2010 - 6:28

Feja e re e shqiptarit Kultet-fetare
Teksa koha e
regjistrimit të parë të popullsisë në baza fetare po afron për
Shqipërinë, përpara na del një popull që paraqet një realitet vërtet të
fragmentarizuar.


Besimet e mëdha tradicionale janë
tashmë nën ofensivën e feve të vogla, dikur fare të panjohura, të cilat
prej shumë vitesh kanë arritur të krijojnë radhët e besnikëve të tyre.
Këta njerëz të thjeshtë janë mormonë. I përkasn kësaj feje dhe
identifikohen me dëshirë me të. Bëhet fjalë për familjen Veliu, një
strehë shumë-anëtarëshe që jeton në një lagje të Tiranës.

Shqiptarë
të vërtetë, anëtarët e kësaj familjeje deklarohen si pjesëtarë të këtij
besimi shumë të ri dhe pak të përhapur në vend. “Une jam njohur me
kishen 13 vjet më parë dhe jam pagëzuar perpara 11 vjetësh”, shprehet
Erald Veliu. E ndryshme në zgjedhjen e përkatësisë fetare, kjo familje
nuk mendon se i përket ndonjë lloji të veçantë familjeje nga ato që
hasen zakonisht në Shqipëri.

Nexhmi Veliu, kryefamiljar, thotë
se përvec brendisë, përfaqësimi nuk i bën të ndihen të vecantë mes
komunitetit ku jetojnë. “Nuk besoj të jem ndryshe nga të tjerët. Është
besim si gjithë të tjerët. Ndryshe është kisha, e cila është një kishë e
thjeshtë”, deklaron Nexhmiu, ndërsa Hatixhja shton: “Ne e shohim botën
ndryshe, edhe njërëzit e tjerë. Në duam edhe armikun tone”.

Një
besim i vogël i ka bërë këta njerëz te kenë një unitet të madh mes
njëri-tjetrit dhe komunitetit të bashkëbesimtarëve të tyre. Marsida,
njëra prej vajzave tregon: “Kur ne familje është i njëjti besim, bëjmë
gjera që na lumturojnë bashkë”. Të përfaqësuar sot si mormonë, këta
njerëz mbajnë në gjenezë një tjetër prejardhje fetare. “Vij nga një
besim mysliman, por jo që e kam praktikuar këtë fe. Mua më pëlqen kjo që
kam dhe Zoti thotë: zgjidh atë që të pëlqen”, shton Nexhmiu. Liria e
besimit ka bërë që shumë fe të vogla e pak të njohura të përhapen.

Pjesa
më e madhe, shpërthimin e kanë në fillim të viteve ’90. Vjollca Sinani,
një përfaqësuese e komunitetit Bahai në Shqipëri pohon: “Bahai e ka
zanafillën në Shqipëri në vitin 1930 dhe u njoh nga një gazetare
amerikane që vizitoi Shqipërinë. Por pas sistemit totalitar u
rigjallërua në fillim të viteve ’90. Atëherë numëronim rreth 15-16 mijë
besimtare. Sot me lëvizjen dhe ndryshimin e adresave i kemi humbur
kontaktet”, pohon Vjollca.

Përvec bashkësive fetare
tradicionale, myslimanëve, katolikëve, ortodoksve dhe bektashinjve, në
regjistrin aktual kombëtar figurojnë edhe disa fe të vogla, po ashtu
edhe kisha që udhëheqin besime të caktuara. Së fundmi, një sipërmarrje
për regjistrimin e banesave, do të kryejë edhe regjistrimin e popullsisë
sipas përkatësisë fetare, të dhëna të cilat do të jenë gati në 2012-ën.


Konfiguracioni që pritet të dalë nga ky regjistrim, përveç
diskutimeve politike, pritet të nxjerrë në dritë për herë të parë,
numrin e praktikantëve të besimeve të reja fetare në Shqipëri. Një e
dhënë që mund të shërbejë si premisë për portretin e një Shqipërie ku
përkatësia fetare të mos ketë më dramacitetin dhe rëndesën që i është
dhënë për shumë kohë gjatë shekujve.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi