“Takime speciale” në burgje
“Takime speciale” në burgje
Një burg është një
vend ku të privohet liria nëse shkel ligjin. Por vetëm kaq. Liria është e
drejta e vetme nga e cila privohen të dënuarit. Një e drejtë tjetër,
ajo për të pasur marrëdhënie intime me partnerët e ligjshëm, në një vend
normal, është e garantuar.
Kështu edhe në një burg të përzier
për burra dhe gra në kryeqytet. Ata që koha e dënimit i ka kapur beqarë,
duhet të kënaqen me kujtimet e tyre. Ndërsa të martuarit…
Do të
takojme sot dy zonja që vuajnë dënimet këtu, historitë e tyre janë të
rralla, fatet e tyre janë të ngjashme. Administrata e burgut na tregon
se përgjithësisht femrat e dënuara braktisen nga familjarët dhe
bashkëshortët, por kjo nuk ka ndodhur në rastin e Veziresë dhe te
Nuliferit nga Maqedonia.
Në momentin e arrestimit Nuliferi ka
qenë me bashkëshortin dhe të dy janë dënuar me nga 10 vjet burg.
Bashkëshorti ndodhet në Fushë Krujë dhe deri në takimin e parë kaloi
shumë kohe.
“Jam takuar pas tre viteve se kam qenë në paraburgim
dhe nuk lejoheshin takimet”, shprehet Nuliferi.
Është një nga
mangësitë e mëdha të jetës së lirë, por disa një herë në muaj për 4 orë
mund të jetojnë caste intime në dhomën e takimeve speciale. Nuliferi
është me fat pasi ajo e gëzon këtë liri për 24 orë.
“Takimin
tjetër e kam në 20 mars”, thotë Nuliferi.
Kur pyet për takimin e
radhës sytë e këtyre grave shkëlqejnë si të femijëve.
Cdo takim
normal eshte i paharrueshëm për të dënuarit ndërsa takimet speciale janë
akoma më të rëndësishëm.
“Ishte shumë e vështirë. Sepse ishte
një mungesë e gjatë”, thotë Vezirja.
Për Veziren fjalët janë të
vështira për t’u gjetur, emocionet janë të mëdha dhe për më tepër që
takimi i saj special sapo ka mbaruar, ndërkohë që xhirohej kjo
intervistë.
“Me bashkëshortin i kam marrëdhëniet shumë të mira.
Mezi po pres që të vij muaji tjetër”, thotë Vezireja.
Një mundësi
që jo të gjithë të burgosurit e kanë, qofshin burra apo gra, por
rëndësia për ata që e kanë është pothuajse jetike e ndoshta fjalët më të
përshtatshme i gjen vete Vezirja e cila rrefen dhe dashurinë e madhe
për babain e tre fëmijëve të saj.
“Familja është gjithcka për mua
dhe ajo na bashkon”, thotë Vezirja.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi