Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Australi, tërhiqet statusi neutral për mashkullin/femer

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Australi, tërhiqet statusi neutral për mashkullin/femer Empty Australi, tërhiqet statusi neutral për mashkullin/femer

Mesazh nga Geri Thu 18 Mar 2010 - 7:24

Australi, tërhiqet statusi neutral për mashkullin/femer Burri-grua
Shteti australian i
Uellsit te Ri ka bërë një hap pas në cështjen e shtetasit me seksualitet
të dyfishtë, i cili ishte përcaktuar si “neutral”.

Norrie May-Welby ishte personi i parë
ne bote që merrte nje status te tillë seksual, por zyra e gjendjes
civile e anuloi këtë vendim sapo lajmi u përhap ne gjithë botën.


bazë të një konsulence ligjore, zyra e cilësoi si te pavlefshem
mosspecifikimin e seksit. 48 vjecari Norrie May-Welby, i lindur mashkull
ndërroi seks në vitin 1989 por që atëherë ka qënë përherë i pavendosur
për caktimin e gjendjes seksuale, duke kërkuar një identitet “neutral”.

“Kur
më dhanë lajmin e anulimit ishte njëlloj sikur të më kishin vrarë.
Identiteti im është bërë i ditur në gjithë botën dhe tani qeveria po më
merr atë që më kishte dhënë më parë. Nuk mund të konsultohej më parë me
zyrën ligjore?”, shprehet Norrie që e ka cuar cështjen në gjykatë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi