Shenja të dyshimta në qiell
Shenja të dyshimta në qiell
Dhjetra objekte
fluturojnë çdo ditë në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Kryesisht avionë
të linjave tregtare apo ushtarake, ata vijëzojnë qiellin tonë, por
përveç hapësirës së kaltër ata lënë shenjë edhe diku tjetër.
Jemi në Qendrën e Kontrollit të
Trafikut Ajror. E vemtja në vend. Këtu rregjistrohet çdo objekt që çan
ajrin shqiptar. Përmes mjeteve të fuqishme interceptuese dhe atyre të
komunikacionit të kësaj qendre, mjetet fluturuese dërgojnë sinjale dhe
komunikojnë me stafin që punon këtu.
Ilir Shegani, supervizor ne
këtë qendrër kontrolli ndan ngutshëm me ne për pak caste, detaje nga
puna e tij e përditshme. “Kujdesemi për sigurinë në hapësirën e
Shqipërisë dhe qe avioni të arrijë në destinacion shumë shpejt.
Kujdesemi të shmangim përplasjet, sepse udhëtimet bëhen në disa rrugë të
përcaktuara ajrore”, thekson ai. Por a ka objekte që përshkojnë
hapësirën tonë ajrore dhe që askush, as në tokë, madje as në këtë qendër
nuk janë në gjendje që t’i identifikojnë?
Arben Cenolli,
shef i Qendres Operacionale te Sovranitetit Ajror, pohon: ”Natyrisht që
ka pasur shumë raste të tilla. Këto aparatura punojnë me radar sekondar
dhe nuk mund të kapin UFO, por janë të tjerët, radarët primare të
ushtrisë që shërbejnë për të tilla sinjale. Radarët primare kapin cdo
lloj shenje në ajër”. Një objekt që nuk identifikohet me anë të një kodi
të caktuar që u dërgohet autoriteteve në tokë, skedohet menjëherë si
një Objekt i Paidentifikuar Fluturues, pra një UFO.
Në qendrën e
kontrollit, sidoqoftë, për arsye të paditura, specialistët hezitojnë
t’i kategorizojnë në këtë mënyrë. “Ka pasur raste, jo detyrimisht
objekte misterioze. Ka pasur avionë që nuk janë përgjigjur, jo civile
flasim. Është një qiell i vetëm, kur ka sinjale të tilla, gjithë sistemi
është i integruar dhe menaxhohet edhe nga NATO-sinjali dhe nga
Euro-kontrolli. Në vitet ’60 ka pasur dyshime mbi disa balona. Edhe në
kohet e sotme ka pasur sinjale, po kanë qenë më shumë alarme sesa të
vërteta”, shton Arbeni.
Por çfarë ndodh në momentin që një alarm
për një objekt të panjohur që fluturon mbi Shqipëri kapet nga
autoritetet? “Në momentin që konsiderohet se objekti nuk menaxhohet ose
është i dyshimte, ndërhyjmë ne, kur nuk marrim reagim ndërhyjme edhe me
avionë të specializuar të NATO-s”, shton ai. Incidentet janë të
pashmangshme. Atëherë kur ndodhin, në lojë përfshihen menjeherë Forcat
Ajrore vendase.
Sulo Mustafaraj, shef i sektorit të Policimit
Ajror thotë se struktura është përgjegjëse për objektet e fluturimet me
qëllime të dyshimta. “Ne patrullojme hapësirën ajrore. Kur merret
sinjali për avion me qëllime dashakeqëse, ndërhyjmë ne”, thekson Sulo.
Në situata të pazakonta, njësia civile i dorëzon “armët” Forcave
Ushtarake. Në vetëm pak minuta merren vendime të jashtëzakonshme. “Rast i
tillë ishte ai i ndërrimit të viteve ku u lajmërua nga linja
Shtutgart-Antalia, rrëmbim avioni”, vijon Sulo.
Jashtëtokësorët,
sinjalet që pretendohen se vijnë prej tyre, a kanë mundur të mbërrijnë
edhe në veshët e atyre që monitorojnë qiejt tanë? Pyetja mister e gjithë
botës, mbetet një legjende e pazbardhur edhe për hapësirën shqiptare.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Hetim dhe ndëshkime për goleadat e dyshimta
» 12 shenja se jeni të dashuruar
» Shenja në faqen e Petrit, e Inisit apo…?
» Zjarri shkrumbon dy shtëpi në Gramsh, 14 banorë mbeten në qiell të hapur
» 12 shenja se jeni të dashuruar
» Shenja në faqen e Petrit, e Inisit apo…?
» Zjarri shkrumbon dy shtëpi në Gramsh, 14 banorë mbeten në qiell të hapur
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi