Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvlerësimi, ure perparimi per ne!!!!

Shko poshtë

Vetëvlerësimi, ure perparimi per ne!!!! Empty Vetëvlerësimi, ure perparimi per ne!!!!

Mesazh nga Vizitor Sat 13 Mar 2010 - 0:59

Vetja është pikë përqendrimi e rëndësishme për të organizuar mendimet
dhe për të drejtuar sjelljen shoqërore. Vlerësimi që kemi për veten
është akoma më tepër i rëndësishëm për të realizuar objektivat dhe
qëllimet tona. Studime të ndryshme tregojnë se gjenetika ndikon mbi
personalitetin dhe konceptin tonë mbi veten, por edhe eksperienca
shoqërore i jep shumë formë asaj, pra koncepti mbi veten nuk përmban
vetëm identitetin tonë personal, por edhe atë shoqëror. Arritjet tona
personale dhe profesionale shtyjnë përpara konceptin tonë mbi veten,
sidomos kur ne e shohim atë të pasqyruar në vlerësimet e të tjerëve.
Kur të tjerët mendojnë mirë për ne, na ndihmon që të mendojmë mirë për
veten. Të ndjerit mirë me veten na jep një ndjenjë kontrolli mbi jetën,
të ndihmon të ndihesh i kënaqur në marrëdhënie me të tjerët, të lejon
të caktosh pritshmëri realiste ndaj vetes.
Pra, vetëvlerësimi apo vlerësimi i vetes do të thotë se si ne i referohemi vetes, se si mendojmë dhe ndihemi për vete.
Kështu, vetëvlerësimi ndahet në tre grupe:
1-Vetëvlerësimi pozitiv, pra individi ka një vlerësim të lartë të vetes ose mund ta vlerësojë drejt atë
2-Vetëvlerësimi i ulët, kur individi nuk ka besim në aftësitë e tij dhe i zhvleftëson totalisht ato
3-Vetëvlerësim konfuz, kur kemi luhatje të vazhdueshme të vlerësimit, kjo në varësi të situatave në të cilën ndodhemi

ndjerit mirë me veten është e rëndësishme, pasi të jep një ndjenjë
kontrolli mbi jetën, të ndihmon të ndihesh i vetëkënaqur në marrëdhënie
me të tjerët, të jep siguri dhe forcë mbi veprimet dhe sjelljet e
kryera. Të marrësh iniciativa, të komunikosh lirshëm, të zgjidhësh
probleme, pra e shprehur në një formë më koncize të kesh vetëvlerësim
të lartë do të thotë:
1-Të mbash qëndrim pozitiv ndaj vetes
2- Të vlerësosh veten maksimalisht
3- Të jesh i ndërgjegjshëm për aftësitë e tua
4- Të shohësh veten si kompetent dhe të jesh i aftë të bësh çfarë dëshiron

anën tjetër qëndron të ndjerit keq me veten, çka do të thotë, mungesë e
theksuar e vetëvlerësimit ndaj, performancë e ulët, mungesë lumturie,
mungesë dëshire, mungesë komunikimi e besimi. Në jetën e përditshme na
ndodh të njohim persona me tipare të tilla dhe jo në pak raste ata
bëhen pengesë për arritje të ndryshme, qoftë këto individuale apo në
grup
Një shtyllë e rëndësishme për të pasur vetëvlerësim të lartë është edhe vetimazhi që kemi për veten
Imazhi për veten ka të bëjë me mënyrën se si e shohim veten në lidhje me të tjerët ku përfshihen:
-Si e shohim veten fizikisht
-Çfarë njeriu mendon se je
-Çfarë mendon se të tjerët mendojnë për ty
-Sa e pëlqen veten apo sa mendon se të tjerët të pëlqejnë ty
Një
imazh negative për veten çon në një vetëvlerësim të ulët, ku fokusohet
në atë sesi ndihesh, ndërkohë që ka të bëjë me atë sesi e sheh veten
Gjatë
periudhës së adoleshencës koncepti për veten formohet nga reagimet
përgjigjet që ata marrin nga prindërit e tyre, të cilët i ndihmojnë ata
të rrisin vetëvlerësimin kur ofrojnë kujdes të pakushtëzuar dhe i
shërbejnë, pavarësisht nga sjellja që ata shfaqin. Por prindërit e tyre
tregojnë kujdes, vetëm kur fëmijët e tyre sillen ashtu si ata
dëshirojnë
Shumë adoleshentë ndëshkohen në familje kur shfaqin
mendime të ndryshme nga ata të prindërve në lidhje me besimet qëndrimet
vlerat normat që ata kanë. Gjatë gjithë periudhës së adoleshencës ata
janë në eksplorim të modeleve që duan të adaptojnë e karakteri e tyre
dhe shtypja apo mohimi i qëndrimeve spontane që ata kanë, çon në
shtrembërimin dhe humbjen e individualitetit të individit akoma pa e
formuar atë
Tek adoleshentët, vlerësimi ndaj vetes rritet kur ata
kanë dashurinë, mbështetjen dhe aprovimin e prindërve të tyre. Kur
pjesëtarët e familjes janë kërkues, ndërveprues, bashkëpunues me ta,
stimulojnë vetëvlerësimin e tyre
Është për t’u theksuar se fazat e
para të adoleshencës janë tepër të rëndësishme në krijimin e konceptit
mbi veten dhe ndikimi i prindërve është fondamental në të. Sjellja e
prindërit modelohet dhe adaptohet nga adoleshenti duke ndikuar në
marrëdhëniet e tyre. Duke qenë se marrëdhëniet me prindërit ndikojnë në
mënyrë të drejtpërdrejtë, jo vetëm në marrëdhëniet me prindërit, por
edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Shohim katër etapa
1-Qëndrimi i prindit
Shumë
psikolog bien dakord se adoleshentët imitojnë çdo lloj sjellje të
prindit. Prindërit me vetëvlerësim të ulët nuk kanë gjasa të shohin
aspekte pozitive tek fëmijët e tyre. Ata janë shpesh më kritikë me ta
sesa me veten
Një adoleshent që ndjen se nuk sillet sipas
pritshmërive të prindërve dhe nuk merr një reagim pozitiv nga
prindërit, çon në bllokim të përpjekjeve dhe në mungesë motivimi.
Adoleshentët që në përgjithësi dëgjojnë vazhdimisht ankesa nga
prindërit e tyre për ta, kane gjithmonë tendenca të shfaqin çrregullime
në personalitet dhe në karakter. Ndonjëherë vetëvlerësimi i ulët i
prindit rrjedh edhe si rezultat i marrëdhënieve negative që prindi ka
me seksin tjetër dhe disa prindër nuk ngurrojnë t’i ndajnë këto ndjesi
me fëmijët e tyre
2- Qëndrimi ndaj të tjerëve
Qëndrimi i
adoleshentit ndaj të tjerëve edhe në qoftë se nuk shfaqet brenda
familjes së tij, do të shfaqet dukshëm në ambientet shoqërore ku ai
qëndron. P.sh, në qoftë se fëmija shikon prindërit e tij vazhdimisht
duke u grindur, ai gjatë gjithë kohës do të ketë marrëdhënie të këqija
me bashkëmoshatarët e tij, vazhdimisht do të gjendet në konflikt me ta
3- Qëndrimi ndaj prinderve
Prindi
duhet të jetë vazhdimisht në kontakt me jetën e fëmijës së tij. Në këtë
formë ai do të jetë i aftë të shohë mungesën e besimit, qëndrimet
negative në marrëdhënie me të tjerët. Vetëvlerësimi i ulët i prindit
shihet nga fëmija si një dobësi e tyre dhe e vetmja mënyrë për ta
suportuar është që të kërkosh ndihmë. Nga ana tjetër, vetëvlerësimi i
lartë i prindit është primar, pasi aftëson dhe ushqen vetëvlerësimin e
fëmijës
Si të ruajmë dhe të përmirësojmë
vlerësimin e
adoleshentit

pari është inkurajimi i vazhdueshëm i adoleshentit të ndërmarrë rreziqe
të herëpashershme, pasi edhe dështimet kanë efektet e tyre psikologjike
ndaj jetës së një fëmije. Nga dështimet, fëmijët mësojnë sesi mund të
ngrihen përsëri në këmbë
Së dyti, adoleshentit nuk i duhen kursyer
lëvdatat, aprovimet, miratimet. E rëndësishme është që të mos aprovohet
gjithçka, pasi nuk pritet shumë mirë nga vetë fëmija. Gjithsekush nga
ne ka nevojë të respektohet dhe e meriton këtë, pavarësisht sesi mund
të jetë
3-Adoleshentët kanë nevojë që të rriturit të marrin pjesë
aktive në jetën e tyre. Duhet që i rrituri të informohet mbi shoqërinë
që adoleshenti ka për aktivitete ku ai merr pjesë, për ambientet që ai
frekuenton ai, pasi dhe vlerësimi që ai do të ketë do të jetë akoma më
i drejtë .
Marrëdhëniet që kemi dhe vlerësimet që marrim nga
njëri–tjetrit padyshim që janë pjesë e rëndësishme e mbijetesës dhe e
përparimit tonë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvlerësimi, ure perparimi per ne!!!! Empty Vleresimi ndaj vetes

Mesazh nga Arla Thu 2 Sep 2010 - 3:31

Ne njerezit ndonjehere harrojme qe dhe "jetojme", mjafton qe te ndihemi pjese e kesaj bote.Kjo nuk mjafton, derisa e ndjen veten pjese e botes duhet me ngulm te te kesh besim te plote tek vetja, te vleresosh veten dhe atehere kur gjerat nuk marrin rrugen e duhur, sepse kjo tregon qe ti je angazhuar ne dicka.Ka njerez qe admirojne te tjeret ne fshehtesi dhe nuk durojne dot veten e tyre.Ka nga ata qe nuk ndermmarrin asnje hap sepse e quajne veten "deshtak".Ajo cka duhet ti thuash vetes eshte : une dua dhe do arrij ate qe dua.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi