Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur'ani dhe shkenca

Shko poshtë

Kur'ani dhe shkenca Empty Kur'ani dhe shkenca

Mesazh nga Inamso87 Fri 12 Mar 2010 - 13:08

Në këtë temë kërkohen postime që tregojnë për të dhëna në Kur'anin e shenjtë dhe shkenca ka arritur t'i zbulojë vetëm në vitet e fundit...
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani dhe shkenca Empty IDENTITETI NË SHENJAT E GISHTËRINJVE

Mesazh nga Inamso87 Fri 12 Mar 2010 - 13:10

Çdo njeri, përfshirë edhe binjakët identik, ka shenjat e
gishtërinvje unike. Me fjalë tjera, identitetet e njerëzve janë të
koduara në majat e gishtërinjve. Ky sistem kodimi mund të krahasohet me
sistemin e barkodeve që përdoret sot.
Kur'ani dhe shkenca 22067_328527736405_103766881405_4062659_7060144_n


Ndërsa është theksuar në Kur’an se është e lehtë për Allahun të ringjall
njeriun pas vdekjes, shenjat e gishtërinjve të njerëzve theksohen në
veçanti:

Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si
kanë qenë edhe majat e gishtave të tij! (Kur'an, 75:4)

Theksimi I shenjave të gishtërinjve ka një kuptim të veçantë. Kjo për
shkak se format dhe detajet në shenjat e gishtërinvje janë unikat për
secilin individ. Çdo person i cili është i gjallë apo që ka jetuar
ndonjëherë në këtë botë ka gjurmën unike të gishtërinjve. Për më tepër,
edhe binjakët identik që kanë të njëjtën ADN kanë secili shenjat unike
të gishtërinjve.105

Shenjat e gishtërinjve marrin formën e tyre përfundimtare para lindjes
dhe mbesin të njëjtë gjatë gjithë jetës përveç nëse ndonjë mbresë e
përhershme shfaqet. Kjo është arsyeja pse shenjat e gishtërinjve janë të
pranuara si një dëshmi shumë e rëndësishme e identitetit, ekskluzive
për pronarin e tyre. Shkenca e shenjave të gishtërinjve është përdorur
si një metodë e pagabueshme e përcaktimit të identitetit.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është se kjo veçori e shenjave të
gishtërinvje është zbuluar vetëm në shekullin e 19-të. Para kësaj,
njerëzit i konsideronin vetëm si lakesa të rëndomta pa ndonjë domethënie
apo rëndësi të veçantë.

Vlefshmëria e teknikës për përaktimin e identiteti përmes shenjave të
gishtërinjve është konfirmuar nga organizata të ndryshme policore gjatë
25 viteve të fundit dhe është metodë e miratuar ligjërisht. Asnjë
teknologji e verifikimit të identitetit në kohën tonë jep rezultate aq
efektive sikurse shenjat e gishtërinjve. Përdorimi i shenjave të
gishtërinjve për përcaktimin e identitetit është përdorur në proceset
ligjore gjatë 100 viteve të fundit dhe posedon miratim ndërkombëtar.“
“Çka janë shenjat e gishtërinjve?

Kur'ani dhe shkenca 22067_328527886405_103766881405_4062660_5696911_n


Në librin e tij Teknikat e Shenjave të Gishtërinjve, A.A. Moenssens
analizon mënyrën si secili individ ka shenjat unikë të gishtërinjve:

Kur'ani dhe shkenca 22067_328528081405_103766881405_4062661_4313691_n



... asnjëherë nuk ka ndodhur të përshtaten plotësisht dy shenja të
gishtërinjve të ndryshëm. Andre A. Moenssens, “A është identifikimi i
gishtërinjve një Shkencë?” (www.forensic-evidence.com/site/
ID/ID00004_2.html#ID1.)

-----------------------------------------------------------------------------

105. (www.ridgesandfurrows.homestead.com/fingerprint.html.)


Edituar për herë të fundit nga Inamso87 në Fri 12 Mar 2010 - 13:13, edituar 1 herë gjithsej
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani dhe shkenca Empty ERRËSIRA NË DETËRA DHE VALËT E BRENDSHME

Mesazh nga Inamso87 Fri 12 Mar 2010 - 13:11

Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e
mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra
mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit
All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë. (Kur'an, 24:40)

Matjet e kryera me teknologjinë e sotme kanë zbuluar se midis 3 dhe 30
përqind e dritës së diellit reflektohet në sipërfaqen e detit. Pastaj,
pothuajse të gjitha nga shtatë ngjyrat spektrit të dritës absorbohen,
njëra pas tjetrës, në 200 metrat e parë, me përjashtim të dritës së
kaltërt (foto në të majtë). Nën thellësinë prej 1,000 metra nuk ka dritë
fare (foto e mësipërme). Ky fakt shkencor është përmendur në Suren Nur
40 në Kur’an 1,400 vjet më parë.
Kur'ani dhe shkenca 19936_266931751405_103766881405_3849445_2908828_n


Në detëra dhe oqeane të thella, errësira gjendet në një thellësi prej
200 metra e më thellë. Në këtë thellësi, ka shumë pak dritë, dhe nën
thellësinë prej 1,000 metra nuk ka fare dritë. 61

Sot, ne dijmë për formimin e përgjithshëm të detit, karakteristikat e
gjallesave që jetojnë në të, kripësinë e tij, si dhe sasinë e ujit që
përmban, sipërfaqen dhe thellësinë. Nëndetëset dhe pajisjet speciale, të
zhvilluara me teknologji moderne, i kanë mundësuar shkencëtarëve të
sigurojnë informacione të tilla.

Fotografia poshtë paraqet valët e brendshme në kufirin mes dy shtresave
të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e ulët është më e dendur se ajo e
larta. Ky fakt shkencor, I shpallur në Suren Nur 40 të Kur’anit para 14
shekujve, është zbuluar nga shkencëtarët e sotëm vetëm kohët e fundit.

Kur'ani dhe shkenca 19936_266932001405_103766881405_3849446_1060115_n


Qeniet njerëzore nuk janë në gjendje të zhyten në thellësi prej më shumë
se 70 metra pa ndihmën e pajisjeve të veçanta. Ata nuk mund të
mbijetojnë pa ndonjë ndihmë në thellësitë e errëta të oqeaneve, të tilla
si në një thellësi prej 200 metra. Për këto arsye, shkencëtarët vetëm
kohët e fundit kanë qenë në gjendje të zbulojnë informata të detajuara
rreth detërave. Megjithatë, që thellësia e detit është e errët është
shpallur në Kur’an 1,400 vite më parë.
Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kur’anit që një informacion i
tillë është dhënë në një kohë kur nuk kishte pajisje për t’i mundësuar
njeriut të zhytej në thellësi të oqeaneve.

Përveç kësaj, deklarata në Suren Nur 40 “...si errësirat në det të
thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura,
pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e
vet...” tërheq vëmendjen tonë për një tjetër mrekulli të Kur’anit.
Vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se ka valë
nënsipërfaqësore, të cilat “shfaqen në kufijtë e dendësisë ndërmjet
shtresave të dendësive të ndryshme.” Këto valë të brendshme mbulojnë
ujërat e thella të detërave dhe oqeaneve sepse ujërat e thella kanë një
dendësi më të lartë se uji mbi të. Valët e brendshme veprojnë sikurse
valët sipërfaqësore. Ato mund të ndërprehen, sikurse valët
sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të vërehen nga syri i
njeriut, por mund të zbulohen duke studiuar ndryshimin e temperaturës
apo kripësisë në një vend të caktuar. 62

Deklaratat në Kur’an korrespondojnë me shpjegimin e mësipërm. Sigurisht,
ky fakt, që shkencëtarët kanë zbuluar vetëm kohët e fundit, tregon edhe
njëherë se Kur’ani është fjala e Allahut.

--------------------------------------------------------------------------------------------------
61. Danny Elder, and John Pernetta, Oceans (London: Mitchell Beazley
Publishers: 1991), 27.
62. M. Grant Gross, Oceanography, A View of Earth, 6th ed. (Englewood
Cliffs: Prentice-Hall Inc.: 1993), 205.
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani dhe shkenca Empty Re: Kur'ani dhe shkenca

Mesazh nga Inamso87 Fri 12 Mar 2010 - 13:15

SHTATËZËNIA
DHE LINDJA


Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej çkafi e
krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti. Pastaj
atij ia lehtësoi rrugën. (Kur'an, 80:17-20)
Kur'ani dhe shkenca 16836_302923821405_103766881405_3974873_815302_n


Fetusi është i formuar plotësisht në fund të muajit të gjashtë. Mitra
pastaj hyn në periudhën e inkubacionit. Të gjitha organet trupore të
foshnjes dhe sistemet zhvillohen plotësisht gjatë asaj kohe, dhe barku e
përshpejton këtë rritje duke siguruar ushqim për fetusin. Kjo periudhë
vazhdon derisa beba del nga barku i nënës. Kanali i lindjes është
zakonisht shumë i ngushtë dhe është vështirë për fetusin të kaloj nëpër
të. Gjatë lindjes, megjithatë, një numër i ndryshimeve fiziologjike
ndodhin në trupin e nënës.

Këto ndryshime i mundësojnë fetusit të lëvizë lehtësisht nëpër kanalin e
lindjes. Disa nga këto ndryshime përfshijnë: zgjerimi i nyjeve në
eshtrat e legenit në mënyrë që të zgjerohet kanali i lindjes, relaksimi i
muskujve për të zgjeruar më tej kanalin dhe lubrifikimi i kanalit me
lëngun amniotik. 92 Këto ndryshime para lindjes janë të përshkruara në
një burim shkencor me këto fjalë:

Ndërsa afrohet lindja, lëngu amniotik përzihet në ato aktivitete të
cilat do të jenë të nevojshme për të lehtësuar atë lindje. Ky lëng
përmban qese, të cilat do të zgjerojnë grykën e mitrës, duke i lejuar
kësisoj mitrës të marrë dimenzionet për t’i mundësuar fëmijës kalimin.
Këto qese gjithashtu parandalojnë fetusin nga shtypja në mitër gjatë
lindjes. Për më tepër, kur qeset shpërthejnë dhe lirojnë lëngun e tyre
në fillim të lindjes, rruga që fetusi duhet të marrë është e lubrifikuar
dhe sterilizuar. Në këtë mënyrë, lindja bëhet më e lehtë dhe në mënyrë
të natyrshme pa mikrobe. 93

Kjo seri e dukurive është treguar haptazi në ajetin Kur’anor, “Pastaj
atij ia lehtësoi rrugën (Kur'an, 80:20) Megjithatë, në ditët e sotme
është bërë e mundshme që të përcaktohen këto ndryshime fiziologjike, për
të cilat Allahu na informoi 1.400 vjet më parë, vetëm me përdorimin e
një numri të pajisjeve teknologjike.
--------------------------
92. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, 96-97.
93. Laurence Pernoud, J’attends un enfant (Paris : Pierre Horay : 1995),
138.
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani dhe shkenca Empty Re: Kur'ani dhe shkenca

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi