Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Metodë e re për mjekimin e aritmisë

Shko poshtë

Metodë e re për mjekimin e aritmisë Empty Metodë e re për mjekimin e aritmisë

Mesazh nga Geri Tue 9 Mar 2010 - 5:59

Metodë e re për mjekimin e aritmisë F.0226195542316_m

Metodë e re për mjekimin e aritmisë

Një procedurë relativisht e re mund të jetë më e efektshme në trajtimin e
pacientëve me rrahje të çrregullta të zemrës, se sa terapia me ilaçe.
Ky
është një lajm i mirë për personat që mund të jenë në gjendje të rëndë.

Pacientët që kanë një ritëm jo normal të zemrës, që njihet me termin
shkencor fibrilacion atrial, e përshkruajnë gjendjen e tyre ashtu
sikurse Robin
Dabrant.

"Zemra më rreh me shpejtësi, më duket sikur më zihet fryma. Zakonisht
kjo zgjat vetëm për dy-tre sekonda, por me kalimin e moshës, gjendja më
rëndohej
vazhdimisht."

Fibrilacioni atrial mund të çojë në hemorragji cerebrale, ose infarkt.
Pacienti Ray Caspillo thotë se i duket sikur po e del zemra nga vendi.

"Më duket sikur po mbytem dhe më merret fryma keq."

Mjekët mund ta trajtojnë këtë gjendje duke e rrethuar zemrën me një
kateter. Kjo procedure është e shkurtër dhe koha për të marrë veten
është
minimale. Doktor David Wilber është duke e kryer këtë procedure në
Qendrën Mjekësore të Universitetit Lojola të Ilinoit.

"Energjia nxeh lëkurën dhe e shkatërron muskulin e vogël ku ndodhet
kateteri. Kjo procedure quhet ablatim me kateter, sepse ajo djeg një
pjesë të
muskulit të zemrës."

Këto impulse elektrike tregojnë ritmin e çrregullt, të njohur si aritmi,
rreth venave pulmonare, venat që dalin nga mushkëritë dhe çojnë gjakun

zemër. Synimi është të shkatërrohet muskuli rreth venave pulmonare, në
mënyrë që të parandalohet transmetimi i impulsive elektrike tek pjesa
tjetër e
zemrës.

Doktor Wilber dhe shkencëtarë të tjerë studiuan mbi 150 pacientë me
fibrilacion atrial. Rreth 100 pacientë ju nënshtruan metodës së
kateterit. Të
tjerët u trajtuan me ilaçe.

"60-70 për qind e pacientëve të trajtuar me prerjen e kateterit nuk
patën ndonjë episod të ngjashëm pas trajtimit. Por tek rreth 30 për qind
e tyre ai
u përsërit. Ndërsa pacientët e trajtuar me terapinë e ilaçeve patën në
80 deri në 90 për qind të rasteve gjendje aritmie, gjatë kësaj periudhe
kohe."

Ray Caspillo thotë se tani që i është nënshtruar kësaj procedure, ai
tani mund të ecë sa të dojë dhe pa u lodhur. Robin Drabant thotë se ky
ishte
vendimi më i mire që ka marrë në jetë.

Uroj ta kisha bërë këtë vite më pare, sepse tani më është përmirësuar
shumë cilësia e jetës. Dr. Wilber thotë se prerja e kateterit nuk është
trajtimi
më i mire që mund t’i bëhet fibrilacionit atrial. Ai e sugjeron këtë
procedure kur nuk ka rezultat terapia me ilaçe. Ky raport u publikua në
Revistën
e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi