Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Microsoft i shpall lufte Google

Shko poshtë

Microsoft i shpall lufte Google Empty Microsoft i shpall lufte Google

Mesazh nga Geri Mon 8 Mar 2010 - 9:51

Microsoft i shpall lufte Google Microsoft-vs-google
Microsoft u ka bërë thirrje të gjitha kompanive afarizmi i të cilave
është rrezikuar nga hapat e Google që të paraqesin paditë e tyre tek
organet
përkatëse rregullatore.

Gjiganti softuerik Microsoft ka nisur sulmin më të fuqishëm deri më tani
në kompaninë Google duke bërë thirrje për veprim të kompanive të cilat
janë
potencialisht të mbikonkurruara , si dhe u ka bërë thirrje atyre të
bëjnë padi ndaj Google në organet përkatëse rregullatore.

Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi që një kompani nën pronësi të
Microsoftit dhe dy kompani tjera më të vogla të cilat afarizmin e tyre e
bazojnë
në internet kanë ngritur padi në organet rregullatore të Bashkimit
Evropian për gjoja hapat e Google të cilët ua zënë frymën konkurrencës.

Sipas deklaratave të përfaqësuesve të Microsoft të publikuar në blogun e
emëruar “Competition Authorities and Search” ata para së gjithash janë

brengosur me praktikat e shpeshta të Google për të mbajtur përmbajtjet e
mbyllura dhe një qark të ngushtë të partnerëve afaristë, siç është
rasti me
Google Books, respektivisht përjashtojnë konkurrencën.

Gjithashtu theksohet se agjencitë rregullatore do të duhet të marrin
vendim përfundimtar nëse mënyra e afarizmit të Google është e ligjshme
apo jo.

Përfaqësuesit e Google deri më tani kanë refuzuar të komentojnë këto
deklarata.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi