Fshati gjerman shet gropat e rrugës
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Fshati gjerman shet gropat e rrugës
Mos mendoni se vetëm në Kosovë rrugët janë me gropa. Rrugë me gropa ka edhe në Gjermani, por për dallim prej nesh, gjermanët kanë gjetur një mënyrë më kreative për t’i mbuluar ato. Një fshat në Gjermani ka vënë në shitje gropat e krijuara në asfalt, në një përpjekje bujare për të financuar riparimin e rrugëve, tha kryetari i fshatit.
Njerëzit mund të blejnë një gropë në fshatin Niederzimmern afër Leipzigut për 50 euro. Si kundërshpërblim autoritetet do ta ndreqin këtë gropë – dhe do të shkruajnë një mesazh personale mbi të, tha Christoph Schmidt-Rose për mediat gjermane.
“Është një mënyrë argëtuese për t’i bindur njerëzit të na ndihmojnë që ta ndreqim rrugën. Ata ndjehen më pas sikur një gropë e asaj rruge u përket atyre”, tha Schmidt-Rose.
Ai tha se disa gropa tashmë janë mbuluar nga kanalet televizive dhe gazetat që dëshirojnë të bëjnë reklamë. Ekspertët vlerësojnë se dimri i ftohtë ka shkatërruar rreth 40 për qind të rrugëve në Gjermani, derisa recesioni ekonomik e ka bërë të vështirë për autoritet lokale t’i riparojnë rrugët. /Telegrafi/

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Fshati gjerman shet gropat e rrugës
» Gropat po shiten si llokume
» “Pretty woman” rikthehet ne jetën e rrugës
» Fshati që zhduket cdo ditë
» Fshati indian ka 500 banorë binjakë
» Gropat po shiten si llokume
» “Pretty woman” rikthehet ne jetën e rrugës
» Fshati që zhduket cdo ditë
» Fshati indian ka 500 banorë binjakë
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi