Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe katër të plagosur

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe katër të plagosur Empty Në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe katër të plagosur

Mesazh nga BeLti Sat 6 Mar 2010 - 10:41

Dy persona kanë vdekur, ndërsa katër pjesëtarë të KFOR-it, janë lënduar rëndë në një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Besianë, kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orët e paradites, me ç’rast kanë vdekur dy persona F. Shala dhe F. Shala, ndërsa janë lënduar rëndë katër pjesëtarë të KFOR-it.
“Sot në orët e paradites në fshatin Trudë, përball pompës së benzinës “Bingo Benz”, ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku ka qenë e përfshirë një veturë e KFOR-it xhip dhe një veture civile ‘Nissan’ me targa të Kosovës. Si pasojë e përplasjes së këtyre automjeteve, dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë të lënduar rëndë”, ka thënë Sadriu.
Aksidenti ka ndodhur kur vetura civile, në të cilën ndodheshin viktimat, në rrethana ende të panjohura ka dalë në shiritin tjetër të rrugës duke u ndeshur me një makinë të KFOR-it, që vinte nga ana e kundërt.
Pjesëtarët e lënduar të KFOR-it janë dërguar për trajtim mjekësor në kampin “Bonstill”.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi