Arsenali në pozitën e dytë
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Arsenali në pozitën e dytë
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në takimin e sotëm përballë Burnleyt në Emirates Stadium.
Vendasit kaluan në epërsi që në pjesë të parë me golin e Cesc Fabregas (34), që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë mysafirët arritën të barazojnë rezultatin me anë të Nugent (50’). Por pas 10 minutash të tjera vendasit arritën të rikthejnë epërsinë me anë të Theo Walcott (60’). I futur në lojë si zëvendësues Andrei Arshavin vulosi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes.
Arshavin dhe Walcott duke festuar golin e tretë të ndeshjes (Foto: AP)
Topçinjtë patën edhe një varg rastesh në ndeshje, shumica e tyre të keqpërdorura nga sulmuesi Nicklas Bendtner gjatë të dy pjesëve.
Me tre pikët e reja Arsenali barazohet në pikë me liderin e tabelës Chelsean, që vazhdon të mbajë kreun falë diferencës më pozitive të golave.
Mancehster United do të ketë mundësi të marrë kreun nëse shënon fitore më vonë ndaj Wolves./
Similar topics
» Ferguson: Arsenali kërcënim për titull
» Cesc premton se nuk largohet nga Arsenali
» Jessie J merr pozitën e parë në Britani
» Pink i lutet Bruno Mars: Ma lësho pozitën e parë!
» Ermali, baba për herë të dytë
» Cesc premton se nuk largohet nga Arsenali
» Jessie J merr pozitën e parë në Britani
» Pink i lutet Bruno Mars: Ma lësho pozitën e parë!
» Ermali, baba për herë të dytë
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi