Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Shko poshtë

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë? Empty Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Mesazh nga BeLti Fri 5 Mar 2010 - 2:42

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë? F.0305002651210_m

Shkencëtarët në Seattle të shtetit Washington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 nga 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm.
Gjatë provave në qendrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizave të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjën deri sa lind, mund të përdoren më gjerësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve siç pritej më parë.
Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjat e sapolindur kur u pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplantimi te pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre.

Shkencëtarët në qendrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplantimeve, 70 për qind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç.
Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t'i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t'u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak. /
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi