As Dragusha nuk dëshiron të mbrojë Kurtin
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
As Dragusha nuk dëshiron të mbrojë Kurtin
Telashet e EULEX-it për të caktuar një avokat mbrojtës për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti duket se nuk kanë fund. Pas refuzimit të avokatit Ramiz Krasniqi për ta mbrojtur liderin e Vetëvendosjes, që akuzohet për thirrje për rezistencë në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007, as avokati tjetër i caktuar nga EULEX-i për mbrojtjen e Kurtit, Musa Dragusha, duket se nuk është i gatshëm të marrë këtë detyrë përsipër.
Dragusha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili është caktuar nga EULEX-i me detyrë për ta mbrojtur të akuzuarin Albin Kurti, ka thënë për radion Deutsche Welle, se caktimi i tij në detyra ex-officio është një gabim i radhës i misionit EULEX
“Përderisa jam në funksionin e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës unë nuk jam i rregullt në këtë funksion dhe për këtë arsye unë nuk jam i disponueshëm për të qenë i caktuar ex-officio në asnjë një rast, e as në rastin Albin Kurti”, thotë Dragusha.
Sidoqoftë gjykimi i Albin Kurtit është shtyrë për datën 13 prill. E gjithë kjo në mungesë të gatishmërisë së avokatëve, që do ta mbronin Albin Kurtin. Vetë Kurti është shprehur se procesi gjyqësor ndaj tij është një proces gjyqësor politik.
Misioni EULEX thotë se nuk është një proces gjyqësor politik, ndërsa është shprehur se do të ndërmarrë masa ndaj avokatëve, të cilët caktohen nga gjykata dhe nuk pranojnë të mbrojnë Albin Kurtin.
Zëdhënësja e misionit EULEX, Kristina Herodes, i tha DW-së se lënda e Albin Kurtit është trashëguar nga UNMIK-u dhe është një lëndë normale gjyqësore, e cila duhet të shqyrtohet.
“Sundimi i ligjit në çdo shoqëri bashkëkohore dhe demokratike bazohet në një parim thelbësor: që secili është i barabartë para ligjit. Askush nuk është sipër ligjit dhe çdo person i akuzuar për ndonjë krim e ka të drejtën e qartë dhe themelore për ta mbrojtur veten në gjykatë”, thotë Herodes.
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi