Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bledi i shpreh ndjenjat Oltës, ajo refuzon

 :: Show Biz

Shko poshtë

Bledi i shpreh ndjenjat Oltës, ajo refuzon Empty Bledi i shpreh ndjenjat Oltës, ajo refuzon

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 23:31

Bledi e nis bisedën duke i thënë Oltës se gjithnjë ia ka shprehur simpatinë dhe më shumë se aq që ndjen për të. ai i thotë se do që ta njohë më shumë se sa të jenë miq dhe e pyet atë nëse mund t’ia japë këtë mundësi, apo ajo e shikon ndryshe. Olta e pyet nëse ai e ka kuptuar shprehjen e saj, por ai i thotë se e ka kuptuar dhe nuk e ka kuptuar, pasi ndjehet shumë konfuz. Ai i kërkon që Olta të flasë qartë, kur ajo i thotë se është ende në anije, gjë që ia ka thënë dhe më parë dhe ai e di se c’do të thotë. Olta i refuzon ndjenjat e tij. Ajo thotë se i pëlqen që të dy të jenë shokë, por për këtë gjë mund të flasë vec tani sepse më vonë, asgjë nuk dihet. Olta vë re se Bledi mërzitet dhe këtë gjë ia vë në dukje. Bledi insiston që ajo t’i kthejë një përgjigje për një të ardhme të afërt, për një shpresë. Olta i thotë se s’mund të flasë kot, por tani për tani e mendon kështu. Ajo shprehet se nuk do e pengonte asgjë nëse do ndjente, kur Bledi e pyet se ndoshta po flet në këtë mënyrë nga rrethanat ku ndodhen. Olta e shikon që ai është i mërzitur dhe i thotë se do të shohë sërish atë bledin që ka parë deri tani dhe ai ia kthen se po të njëjtin raport do vazhdojnë të kenë. Bledi shprehet se kishte menduar që ta njihte më shumë atë sepse përvec pamjes dhe karakterit të saj vital, ai nuk njeh asgjë tjetër. Ai tregon se kishte disa ditë që po i mendonte këto gjëra dhe e pyet sërish Oltën nëse ndjen simpati për të apo vec e shikon si shok. Olta pohon me kokë për fjalët e fundit. Bledi thotë se ajo nuk duhet t’ia marrë për keq dhuratën që i bëri, ta konsiderojë në sensin e shoqërisë.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi