Firefox humb përqindje në treg
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Firefox humb përqindje në treg
Për të tretin muaj me radhë, edhe shkurti nuk ka qenë pozitiv për Mozilla Firefox i cili për po vazhdon të pësoj humbje të pjesëmarrjes në tregun e shfletuesve të internetit.
Sipas të dhënave të kompanisë për analiza NetApplications, gjatë muajit shkurt Firefox ka humbur 0.2 për qind të pjesëmarrjes në treg, me të cilën gjë tani ka rënë në 24.2 për qind të pjesëmarrjes së përgjithshme.
Në anën tjetër, shfletuesi Google Chrome për të 16-tin muaj me radhë po shënon rritje të pjesëmarrjes, e gjatë muajit shkurt është rritur për 0.4 për qind, prandaj aktualisht ka 5.6 për qind të tregut të përgjithshëm të shfletuesve.
Prijës në këtë treg ende mbetet shfletuesi Internet Explorer i kompanisë Microsoft me pjesëmarrje prej 61.2 për qind, mirëpo sikur edhe Firefox edhe ky shfletues ka shënuar një rënie të vogël.
Shfletuesi Safari i kompanisë Apple po ashtu ka shënuar një rënie të vogël dhe tani ka 4.4 për qind, derisa Opera vazhdon të mbajë përqindjen e saj prej 4.2 në këtë treg.
Similar topics
» Firefox humb perqindje ne treg
» Gwen Stefani ne treg me familjen
» Hudson mban dietë, humb 10 kg
» Firefox 4 shtyhet për 2011
» Adele humb zërin, anulon turneun
» Gwen Stefani ne treg me familjen
» Hudson mban dietë, humb 10 kg
» Firefox 4 shtyhet për 2011
» Adele humb zërin, anulon turneun
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi