Deklarata e Kuvendit: Të zbatohet Kushtetuta në tërë territorin
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Deklarata e Kuvendit: Të zbatohet Kushtetuta në tërë territorin
Në seancën e mbajtur të enjten, Kuvendi i Kosovës, ka rikonfirmuar domosdoshmërinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në tërë territorin e Kosovës, duke garantuar ruajtjen e tërësisë territoriale dhe pacenueshmërinë e kufijve të pranuar ndërkombëtarisht të Republikës së Kosovës.
Kuvendi ka mirëpritur Deklaratën e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, të datës 8 shkurt 2010, në të cilën shprehet mbështetja e plotë për domosdoshmërinë e forcimit të përpjekjeve të institucioneve për veriun e Kosovës
Po ashtu, Kuvendi ka mirëpritur përkrahjen e Bashkimit Evropian e të bashkësisë ndërkombëtare për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë përfaqësim demokratik në pushtetin qendror dhe lokal, të përfitojnë nga shërbimet e investimet dhe të kenë qasje në drejtësi.
Nëpërmjet një deklarate, Parlamenti rithekson përkushtimin e tij ndaj vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimit, sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, Kushtetutës dhe legjislacionit të miratuar prej tij. /
Similar topics
» Xhamia ne tere Boten
» Deklarata dashurie për njeriun që duam!
» Orë gjigande në Mekë për myslimanët e tërë botës
» Deklarata e Pavarsis se Kosoves e Lexuar ne Parlament me 17.02.2008
» Deklarata dashurie për njeriun që duam!
» Orë gjigande në Mekë për myslimanët e tërë botës
» Deklarata e Pavarsis se Kosoves e Lexuar ne Parlament me 17.02.2008
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi