Më 5, 6 dhe 7 mars mbahet Epopeja e UÇK-së
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Më 5, 6 dhe 7 mars mbahet Epopeja e UÇK-së
Nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të premten fillon manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Të premten, me 5 mars, në orën 12:00, në Sheshin ‘’Skënderbeu’’, Garda e Nderit e FSK-së nderon manifestimin me prezencën e personaliteteve të larta shtetërore.
Në orën 18:00 fillon turneu ndërkombëtar i futbollit të vogël “Adem Jashari” në Pallatin e Rinisë, ku marrin pjesë reprezentacione dhe ekipe nga rajoni dhe më gjerë.
Të shtunën, më 6 mars, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në orën 18 në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Kuqe, mbahet Akademia Përkujtimore.
Ndërkaq, të dielën, me 7 mars, në orën 18:00, mbahet manifestimi kulturor tradicional “Nata e Zjarreve”.
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi