Kosova ekstradon një shtetas belg për në Belgjikë
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Kosova ekstradon një shtetas belg për në Belgjikë
Ministria e Drejtësisë në mbështetje nga Policia e Kosovës, ka ekstraduar të mërkurën nga Kosova për në Belgjikë shtetasin belg, Peter De Vos. Dorëzimi i De Vos nga zyrtarët e Policisë së Kosovës tek përfaqësuesit e policisë së shtetit belg, është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
De Vos, i lindur më 7 gusht 1980, me vendbanim të fundit në Gent, Belgjikë, është arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 18 dhjetor 2009, në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol-i belg, me dyshimin se De Vos ka kryer vepër penale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve nën moshën 16 vjeçare në, territorin e shtetit belg, në kundërshtim me Kodin Penal të Belgjikës, vepër e dënueshme edhe me Ligjin e aplikueshëm Penal në Republikën e Kosovës.
Më datën 24 dhjetor 2009, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ekstradimin e të pandehurit për në Belgjikë.
Në përputhje me këtë Ministria e Drejtësisë më datën 27 janar 2010, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale ka lejuar ekstradimin e De Vos nga Kosova për në Belgjikë.
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi