Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pa kompromis kundër korrupsionit

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Pa kompromis kundër korrupsionit Empty Pa kompromis kundër korrupsionit

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 9:17

Pa kompromis kundër korrupsionit F.0304142412633_m

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë krijimi të Task Forcës kundër korrupsionit, duke thënë se Qeveria e Kosovës ka për qëllim të fuqizojë edhe instalojë një mentalitet qeverisës me vlera demokratike të transparencës, të legalitetit dhe llogaridhënies. Ai këto koment i bëri të enjten gjatë takimit të Task Forces për antikorrupsion, ku prezent ishte edhe shefi i EULEX it, Yves de Kermabon.
Thaçi ka theksuar se në kuadër të ndërtimit të shoqërisë demokratike, forcimit të rendit dhe ligjit, përfaqësimit të drejtë të popullit të Kosovës në procesin e ngritjes dhe zhvillimit të institucioneve funksionale dhe llogaridhënëse, Qeveria e Kosovës vazhdon angazhimet e saj në betejën kundër korrupsionit, si një nga sfidat më të mëdha në procesin e zhvillimit demokratik të vendit.
Kryeministri Thaçi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka krijuar mekanizma për të identifikuar rastet korruptive, duke premtuar se nuk do të ketë kompromis në luftimin e kësaj dukurie. Ai ka thënë se kjo është një detyrë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin, duke shtuar se nuk mund të ketë shoqëri demokratike pa sundim të ligjit.
Ndërkaq, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, tha se EULEX-i e mirëpret dhe e mbështetë këtë task-forcë kundër korrupsionit, duke vlerësuar se ajo e rritë luftën kundër kësaj dukurie.
“Në të njëjtën kohë, ky është një sinjal shumë i mirë për të gjithë, së pari për popullatën e Kosovës që tregon për vendosmërinë e qeverisë që të luftojë korrupsionin. Por është sinjal i mirë edhe për kriminelët, dhe njerëzit që tentojnë të korruptojnë apo të korruptohen, që të kenë kujdes, por është sinjal i mirë edhe për bashkësinë ndërkombëtare në aspektet rajonale”, tha Kermabon.
Kermabon theksoi se EULEX-i do të punojë ngushtë me qeverinë e Kosovës dhe ndonëse pranoi se nuk do të jetë proces i lehtë, ai tha se me një bashkëpunim të ngushtë, rezultatet do të jenë të shpejta.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi