Erjon Tola i 48-i në garën e slalomit në Olimpiadë
Faqja 1 e 1

Përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore në Vankuver të Kanadasë, skiatori Erjon Tola, është renditur i 48-i në garën e slalomit, midis 102 pjesëmarrësve.
Ashtu si në garën e slalomit gjigand, edhe në garën e slalomit Erjon Tola arriti rezultat pozitiv. Skiatori shqiptar e nisi garën në vendin e 95-të dhe pas provës së parë me kohën 1 min, 33 sekonda, e 94 të qindat u rendit në vendin e 54-t, duke u kualifikuar për në finale.
Në garën finale Tola përmirësoi kohën e tij personale, duke ndalur kronometrin në kohën 2 minuta, 43 sekonda e 88 të qindat në të dyja provat. Kjo kohë finale e renditi Tolën në vendin e 48-të në garën e slalomit mes 102 skiatorëve pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Kjo ishta gara e fundit e Tolës në këtë Olimpiadë, pas konkurrimit 4 ditë më parë në slalomin gjigand, ku u rendit i 63-i mes 103 pjesëmarrësve. Skiatori shqiptar i lindur në Tiranë në 15 dhjetor 1986 aktualisht jeton dhe stërvitet në Torino (Itali). Erjon Tola më parë kishte fituar kualifikimin për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Torino 2006”, ku ishte gjithashtu i vetmi përfaqësuesi shqiptar.
Përveç Erjon Tolës, delegacioni shqiptar në Kanada është i përbërë nga presidenti i KOKSH-it, Agim Fagu, sekretari i përgjithshëm i Olimpizmit shqiptar, Stavri Bello dhe trajneri i Tolës, italiani Roberto Bonavita.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi